ronaldo-statujaCristiano Ronaldo shquhet për kujdesin që i kushton vetes. Imazhi është i rëndësishëm për të, pasi është pjesë e suksesit të tij në fushë dhe jashtë saj. Veshja, aksesorët apo flokët janë pikat e forta të paraqitjes së sulmuesit portugez që luan me Real Madrid.

Për flokët Cristiano ka një parukier të besuar aq sa ka vendosur që ai të kujdeset edhe për statujën që ndodhet në Muzeun e Dyllit të Madridit.

Gonzalo Presa – Drejtor i zyrës së shtypit në Muzeun e Dyllit të Madridit: “Cristiano na ka thënë që se statuja e tij duhet të jetë çdo ditë e rregullt. Çdo muaj do të vijë këtu parukrieri i tij që të stilojë flokët. Ato janë natyralë dhe vijnë nga India”.

Statuja e Cristiano Ronaldo është vendosur në këtë muze prej më shumë se 1 viti. Intersimi për të ka qenë i madh.

Statuaja të tjera të Cristiano Ronaldo ka në Londër në muzeun “Madame Tussauds” dhe në muzeun e hapur nga vetë futbollistit në ishullin e Madeiras në Portugali.

Tv Klan