Një statujë e dy peshqve duke kërcyer në ajër u bë virale dhe është quajtur ‘pornografike’ nga përdoruesit marokenë të mediave sociale. Statuja e cila ishte ngritur në një rrethrrotullim në qytetin bregdetar Mehdia, shkaktoi zemërim dhe tallje te vendasit.

Shumë përdorues të rrjeteve sociale e quajtën peshkun me pamje ‘pornografike’, ndërsa të tjerët vajtuan për vendimin e qeverisë lokale për të ngritur statuja të tilla në kohë që vendasit kërkojnë reforma në qytet.

Pas një breshëri ankesash, përbuzjeje dhe dëfrimi nga banorët, autoritetet lokale filluan shkatërrimin e statujës së diskutueshme të peshkut.

Mehdia, vendi ku ishte vendosur statuja, është në provincën Kenitra, por nuk është nën administrimin e saj. Prandaj, pas reagimeve në masë, ky qytet doli me një deklaratë për opinionin publik duke refuzuar të ketë ndonjë lidhje me vendosjen e statujës.

Pas deklaratës, banorët e Mehdia-së mendojnë se vendosja e kësaj skulpture, mund të ketë qenë ide e presidentit të këshillit bashkiak të zgjedhur në Gusht të vitit 2019, Abderrahim Bouras nga Partia Istiqlal.

Pavarësisht famës së shpejtë e të madhe që fitoi peshku, emri i skulptorit mbetet i panjohur./tvklan.al