Një statujë e re prej bronzi e Zonjës së Parë të SHBA, Melania Trump, është vendosur në qytetin e saj të lindjes në Slloveni.

Kjo statujë prej bronzi ka zëvendësuar një skulpturë druri të vendosur në të njëjtin vend një vit më parë, por që u dogj nga disa zjarrvënës.

Melania Trump lindi në Novo Mesto në vitin 1970 por u rrit në qytetin Sevnica, kur Sllovenia ishte ende pjesë e ish-Jugosllavisë.

Skulptura origjinale prej druri ishte vendosur në qytetin e lindjes në vitin 2019 nga artisti amerikan Brad Downey.

Ajo ishte gdhendur në një trung peme dhe Zonja e Parë e SHBA ishte portretizuar me një pallto blu, të cilën e mbante veshur ditën kur bashkëshorti i saj, Donald Trump, mori detyrën e Presidentit të Amerikës. /tvklan.al