Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, mbas 3 vitesh që kërkonte statusin e vendit kandidat për Shqipërinë, ka arritur të marrë ditën e sotme një rekomandim nga Komisioni Evropian ndaj vendeve antare. Pikërisht në 13 dhjetor, ata do të gjykojnë nëse Shqipëria do marrë statusin e vendit kandidat apo jo.

Por sa është humbja që shqiptarët kanë në këto 3 vite? A do ishte më mirë që rekomandimi të ishte marrë që në 2010?

Për të diskutuar për këtë çështje, Majlinda Bregu e ftuar në emisionin “Opinion “ fillimisht u përgjigj: Sa mirë ndihem unë sot dhe sa mirë ndihen shqiptarët. Edhe më mirë akoma do ishte, por unë nuk mbaj përgjegjësi për bojkotin e Edi Ramës, as për organizmin e 21 janarit dhe as për nënshkrimin e marrëveshjes së nëntorit me vonesë./tvklan.al