S’të duket e gabuar që ndërhyn në punët e Zotit? Skerdi Faria: Njerëzit… (Video) – TV KLAN

S’të duket e gabuar që ndërhyn në punët e Zotit? Skerdi Faria: Njerëzit… (Video)

Trendi i vajzave të reja dhe grave për të ndryshuar dhe për t’u dukur gjithnjë e më të reja është kthyer në trend tashmë.

Mjeku estetist Skerdi Faria, i njohur ndryshe si “doktori i vipave”, i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” në Tv Klan foli pikërisht për këtë temë. Por drejtuesi i emisionit Ermal Mamaqi iu drejtua doktorit duke e pyetur nëse i duket i gabuar fakti që ndërhyn në punët e Zotit, por ai u përgjigj duke thënë se njërëzit janë të lirë të bëjnë çfarë të duan me veten e tyre.

Ermal Mamaqi: Nuk të duket e gabuar që ndërhyn në punët e Zotit?

Skerdi Faria: Po pse unë nuk jam i Zotit?

Ermal Mamaqi: Po, po, por Zoti i ka krijuar njerëzit që të deformohen dhe ti u heq deformimin.

Skerdi Faria: Zoti i ka lënë njerëzit të lirë të bëjnë çfarë të duan me veten e tyre.

Ermal Mamaqi: Po ti vetë çfarë do ndryshoje në trupin tënd?

Skerdi Faria: Unë jam perfekt, s’kam çfarë ndryshoj./tvklan.al

Kategori
Lajme nga EmisionetTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*