Me një skenografi që të kthen pas në kohë, atë të komunizmit, ku zgara përfaqëson rrethimin me tela të Shqipërisë dhe kazanët e mbeturinave, Teatrin shëtitës shekspirian, regjisori Stefan Çapaliku sjell për herë të parë në shqip “Hamletmakina”.

Vepra shtatë faqëshe e gjermanit Heiner Muller është tragjedia e intelektualit në shoqërinë socialiste.