hamletmakinaMe një skenografi që të kthen pas në kohë, atë të komunizmit, ku zgara përfaqëson rrethimin me tela të Shqipërisë dhe kazanët e mbeturinave, Teatrin shëtitës shekspirian, regjisori Stefan Çapaliku sjell për herë të parë në shqip “Hamletmakina”.

Vepra shtatë faqëshe e gjermanit Heiner Muller është tragjedia e intelektualit në shoqërinë socialiste.

Përmes elementëve të shtuar, si shfaqja e filmave të realizmit socialist, regjisori ndërton një urë lidhëse me Shqipërinë e asaj kohë.

“Hamletmakina”, me protagonistë kryesor Eva Alikaj në rolin e Ofelisë dhe Alfred Bualjoti, Hamleti do të ketë premierën e saj më 4, 5 dhe 6 tetor në Teatrin Eksperimental Kujtim Spahivogli.

Tv Klan