Mesfushori martohet me bukuroshen Giulia Amodio në një ceremoni madhështore

Stefano Sensi i ka dhënë fund beqarisë. Mesfushori i Interit u martua me modelen, Giulia Amodio në një ceremoni madhështore. Çifti u martua në Pulia, pas pesë vitesh fejesë.

Bukuroshja Amodio u shfaq me dy fustane nusërie, me atë tradicionalin në kishë dhe me një fustan mini me pupla gjatë banketit të dasmës.

Pas ceremonisë në katedralen e qytetit, festa u zhvendos në një fermë tipike apuliane e cila u ndoq nga rreth 300 të ftuar. Valle, këngë e dolli të pafund për një mbrëmje vërtet të paharrueshme. 

Giulia dhe Sensi u njohtën në vitin 2016, kur futbollisti ishte pjesë e Cesena.

Klan News