Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, pret nesër në Tiranë, në një vizitë shtetërore Presidentin e Republikës Federale Gjermane, Frank-Walter Steinmeier.

Kjo shënon vizitën e parë të një presidenti gjerman në Republikën e Shqipërisë në 27 vite. Vizita përbën një sinjal të mëtejshëm të mbështetjes nga ana e Gjermanisë për të ardhmen evropiane të vendit tonë.

Në orën 10:00 të mëngjesit pritet të zhvillohet ceremonia zyrtare e mirëseardhjes në institucionin e Presidencës.

Pas takimit mes dy krerëve të shtetit, ata do të zhvillojnë një dalje për mediat. Konferenca pritet të zgjasë rreth 30 minuta, nga ora 10:55 deri në orën 11:25./tvklan.al