Edhe Ministri i Jashtëm gjerman Frank Walter Steinmeier e vlerëson miratimin e Reformës në sistemin e drejtësisë si gur themeli për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, duke zbuluar dhe se ky kusht do të theksohet dhe në progres-raportin e Bashkimit Europian për vendin tonë.

Debatet për Reformën, kryediplomati gjerman i sheh të justifikuara dhe këtë ia ka shprehur dhe ministrit tonë të jashtëm gjatë takimit dhe konferences së përbashkët për shtyp në Berlin.

Minsitri Bushati ka vlerësuar asistencën dhe ekspertizën gjermane për Reformën në Drejtësi.

Bushati dhe Steinmeier kanë folur dhe për situaten kritike në Maqedoni duke shprehur keqardhjen se pavarësisht investimit të Bashkimit Europian dhe komisionerit Hahn personalisht, klima politike aty është tepër e tensionuar.

Elja Zotka/Tv Klan