UEFA vendosi të mos marrë asnjë masë për 12 klubet që tentuan të bëjnë Super League Europiane.  Këto klube reaguan në kohë dhe e pranuan se një Super League e mbyllur nuk ishte ajo që i duhej futbollit, por sërish do të punojnë në projektin e tyre për të krijuar një kompeticion ku të ketë ndeshje të shumta mes ekipeve më të mëdha në Europë.

UEFA po mendon të afrojë formatin e ri të Champions League që vitin e ardhshëm, çka u garanton më shumë ndeshje dhe të ardhura klubeve. Për momentin nuk ka asnjë penalizim për Real Madrid, Juventus apo ndonjë klub tjetër rebel.

Superliga Europiane ishte parashikuar të niste në gusht të këtij viti, megjithatë tërheqja e shumicës së klubeve themeluese bëri që ata të tërhiqet për të rimodeluar planin.

Në grupin e skuadrave themeluese të Superligës ishin 6 skuadra angleze, Manchester City, Manchester United, Liverpool, Chelsea, Tottenham dhe Arsenal, italianët, Inter, Milan dhe Juventus, dhe spanjollët e Atletico Madrid, Barcelona e Real Madrid.

Klan News