Gjykata e Posaçme e pati sërish të pamundur të merrte një vendim në lidhje me kërkesën e SPAK për të marr të pandehur ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqajn, ish-zëvendësin e tij Klodian Rjepaj, biznesmenin Ilir Rrapaj dhe 6 ish-zyrtarë të tjerë për koncesionin e sterilizimit.
Të pandehurit pretenduan se ende nuk janë njohur me dosjen. Kjo bëri që Gjykata t’i jepte një afat tjetër kohe dhe të shtyjë seancën për në 26 Korrik.
Tv Klan