Romano Floriani Mussolini në stol ndaj Verona

Stërnipi i ish-diktatorit fashist Benito Mussolini është grumbulluar në ekipin e parë të Lazio nga trajneri Maurizio Sarri, për ndeshjen e sotme ndaj Veronas.

Romano Floriani Mussolini, 18 vjeç, është pjesë e grupit prej 23 futbollistësh për shkak të mungesave në mbrojtje të skuadrës së Lazio.

Lojtari është fëmija i tretë i ish-deputetes italiane Alessandra Mussolini.

Një numër i vogël i ultrasve të Lazio kanë lidhje me ekstremin e djathtë dhe kanë shprehur krenarinë e tyre edhe me anë të parrullave në stadiumin ‘Olimpico’ të Romës.

Tv Klan