Mbetet e paqartë skema dhe formacioni

Kombëtarja e futbollit ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në Shqipëri.

Pasditen e kësaj të shtune, kuqezinjtë janë ushtruar në palestër si çdo ditë nën drejtimin e Sylvinho e më pas kanë zbritur në fushë.

Të gjithë janë të gatshëm dhe në formë. Me grupin janë kthyer në regjim të plotë stërvitjeje Myrto unzuni dhe Strakosha. Një ditë më parë sulmuesi I është nënshtruar kujdesit të fizioterapistëve të kombëtares për lodhje muskulare, ndërsa portiere Strakosha u ushtrua vetëm në palestër.

Sot të gjitha kanë qënë të gatshëm. Tekniku ka zhvilluar ushtrime rutinë, ndryshe nga as mendohej për fiksimin e një rreshtimi që do të përdorë në Poloni.

Sylvinho i druhet rrjedhjes së informacionit tek kundërshtari. Pritet që moduli dhe formacioni të vendoset vetëm në seancën e fundit stërvitore. Por me aq sa qarkullon deri tani në ambientet pranë përfaqësuese skema e preferuar e trajnerit Brazilian është 4-3-3.

Tv Klan