Gjatë një prononcimi të shkurtër për mediat, kryetari PD-së Lulzim Basha ka përshëndetur stërvitjen ushtarake “Defender Europe 21”. Kreu i demokratëve u shpreh krenar dhe i privilegjuar teksa tha se ky ushtrim vjen pasi qeverisja e PD-së dhe ai si Ministër i Jashtëm mundësuan anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

Basha tha se kjo stërvitje ushtarake vjen si mesazh edhe ndaj çdo agresioni të mundshëm sidomos në Ballkan. Kreu i opozitës u shpreh se Ballkani nuk mund të kthehet më në fuçi baruti dhe se “Defender 21” është një mesazh i qartë për ata që ai i konsideron despotët e Ballkanit.

“Ky ushtrim do t’i tregojë rivalëve potencialë të NATO-S se aleanca është e gatshme të përballet me çdo agresion dhe se vlerat ku ne bashkohemi janë të pacënueshme duke filluar me vlerat e lirisë, demokracisë dhe duke vazhduar me stabilitetin rajonal ballkanik që  fillon me respektimin e kufijve të integritetit territorial të të gjitha shteteve duke përfshirë republikës së Kosovës. Le të jetë ky mesazh i qartë për këdo që ëndërron kthimin e Ballkanit në një fuçi baruti apo në një teatër lojërash territoriale dhe një paralajmërim i qartë për despotët e Ballkanit se kjo aleancë nuk është aleancë ushtarake-politike në bazë të cilës qëndron demokracia, pra zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe sundimi i ligjit”, tha Basha./tvklan.al