Media sociale çelësi për njohjen globale

Me të famshëm si Rihanna, Justin Bieber dhe Billie Eilish shtëpia hungareze e modës Nanushka është kthyer në ëndrrën e shumë stilistëve.

Megjithatë, kompania është vetëm një prej sipërmarrjeve të reja të Europës që po bëjnë rrugën e tyre drejt modës globale e që kanë arritur të shfaqin koleksionet e tyre në pasarelat e Londrës, Parisit dhe Nju Jorkut, ndërsa synojnë tregje fitimprurëse si Kina dhe Shtetet e Bashkuara.

Dikur një markë vendase në Budapest, Nanushka ka parë një rritje të të ardhurave vjetore me 33 milionë Euro vitet e fundit.

Stilistë tjetër në skenën globale përfshijnë Nehera me seli në Sllovaki, e cila vesh yje si Keira Knightley, Tilda Swinton dhe Marion Cotillard si dhe Magda Butrym e Polonisë, që ka veshur midis të tjerave edhe Megan Fox e Hailey Bieber.

 Por mbërritja deri në modën e lartë për këto brende të Europës Lindore, u lehtësua nga Instagrami e Facebook, por edhe platforma të tjera online. Marka llogarit Shtetet e Bashkuara si tregun e saj më të madh, por thotë se Kina është e ardhmja. 

Tashmë markat luksoze lokale po lëvizin në drejtim tjetër për të hyrë në një sektor global të mallrave luksoze që pritet të rriten në rreth 383 miliardë Dollarë në 2025 nga 309 miliardë Dollarë këtë vit.

Klan News