Prej 20 vitesh me një stil unik dhe që gjithmonë ka dalluar për shijen elegante dhe mënyrën se si vesh çdo njeri, të famshëm ose jo. Bëhet fjalë për stilistin Joni Peçi, i cili tashmë ka hapur dyqanin e tij.

Në eventin elegant të inaugurimit, mbrëmjen e 20 Shtatorit, “Joni Peçi Store” mblodhi emra të njohur nga bota e kulturës, showbizit, medias dhe politikës që prej vitesh kurohen nga stilisti shqiptar. Joni Peçi ishte sot i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan për të folur rreth këtij eventi të veçantë. Gjatë emisionit ai po ashtu rrëfeu se nuk e ka patur aspak të lehtë pasi i është dashur t’i kursejë vetes shumë gjëra për të arritur ëndrrën e tij.

https://youtu.be/xWeJ6PTj_uY?t=12m17s

“Kam patur momente të vështira gjatë karrierës time. Unë kurseja pushimet e mia apo gjëra të tjera për të arritur ëndrrën për të hapur këtë butik ku të prezantohet koleksioni im. Kam sakrifikuar veten time për të mbërritur në këtë pikë.

Të gjitha gjërat që kanë ndodhur janë një tregues i një arritje. Gjërat vijnë dhe konsolidohen gjithnjë edhe më shumë dhe në 20 vite karrierë personazhet që kam veshur janë shtuar. Ky event që unë zhvillova konsolidoi ëndrrën dhe punën time. Asnjëherë nuk arrihet maksimalja e gjërave, por unë jam shumë kërkues për punën time”

, tha stilisti.

Ai po ashtu shtoi se edhe pse veshjet janë të personalizuara, çmimet janë të përshtatshme për të gjitha shtresat sociale.

“Çmimet për veshjet që mbajnë emrin tim janë shumë ekonomike. Edhe pse veshjet janë unike dhe të personalizuara, kanë një çmim të prekshëm nga të gjitha shtresat sociale. Fakti që çmimet janë ekonomike nuk do të thotë që nuk kanë kualitet apo cilësi, por unë jam munduar të fitoj më pak dhe të jem më i pranishëm tek njerëzit”,

shtoi Peçi.

/tvklan.al