Ajo është drejtuesja e një prej shtëpive më të mëdha të modës. Donatella Versace, përveç faktit e të qënit një ikonë mode, ka tërhequr gjithashtu vëmëndjen për personalitetin e saj.

Për herë të parë Donatella, në një intervistë për “Vanity Fair”, ka treguar për familjen e saj, por dhe problemet që ka pasur me drogën. Donatella u shpreh se periudha kur ra në varësinë e drogës ishte periudha më e keqe e jetës së saj, pasi gjithçka nisi si shaka, duke u kthyer në diçka të nevojshme për të jetuar.

Gjithashtu 63-vjeçarja tha se gjithmonë ka qënë një nënë e çuditshme. Madje tregoi dhe një rast kur  djali kishte shkuar në shkollë i përgjumur, pasi Donatella i kishte kërkuar Elton John të luante në piano gjithë natën në shtëpinë e saj, duke mos e lënë të birin të flinte.

 “Nëse nuk do që ta jetosh jetën sillu normale, por nëse do ta jetosh atë, normalitetin e lë mënjanë”,

e përfundoi intervistën 63-vjeçarja.

Klan Plus