Stina e verës, problem pickimet nga zvarranikët e insektet





Stina e verës, problem pickimet nga zvarranikët e insektet

19:10 11/08/2022

Specialistet: Janë shtuar dhe rastet e abuzimit me alkoolin

Stina e verës mbart mjaft problematika për shëndetin, siç janë edhe pickimet nga zvarranikë të ndryshëm. Sipas mjekes toksikologe, Amarda Gashi më shpesh paraqiten pacientë të pickuar nga nepërka apo merimangat e ndryshme.

Një tjetër shqetësim mbetet sipas specialistëve edhe intoksikacioni nga alkooli, ku përgjithësisht janë të rinjtë që abuzojnë më shpesh, madje ka dhe raste nën 18-vjeç.

Specialistët bëjnë apel që të konsumohen ushqime sa më të freskëta dhe të sigurta për shkak të ekspozimit ndaj temperaturave të larta.

Klan News













Të ngjashme