Refuzohen 40% e kërkesave të bizneseve

Pandemia uli pagesat ndaj bizneseve për rimbursimin e tatimit mbi vlerën e shtuar.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, në total gjatë vitit të shkuar janë paguar 165 milionë Dollarë për rimbursimin e kësaj takse, kundrejt 235 milionë Dollarëve të derdhura në 2019-n, duke shënuar një rënie me 30%.

Fluksi më i madh i rimbursimeve është shënuar në tremujorin e fundit të vitit me 46.4 milionë Dollarë, ku 1/3 e kanë marrë 3 kompani të mëdha, ndaj të cilave buxheti kishte detyrime të prapambetura dhe marrëveshje për t’i shlyer me këste.

Pavarësisht rritjes së fluksit të rimbursimeve në pjesën e fundit të vitit, tatimet kanë refuzuar 40% të kërkesave të sipërmarrjeve për përfitimin e kësaj pagese.

Në muajin Dhjetor, tatimet rimbursuan 19 milionë Dollarë, kundrejt 63 milionë Dollarëve vitin e shkuar.

Në total stoku i mbetur pa shlyer arrin në vlerën e 98 milionë Dollarëve, e cila përbëhet në masën 90% për tatimpaguesit të cilët kanë pranuar të marrin shumën me këste.

Problemet me detyrimet e prapambetura të TVSH-së janë ngritur shpesh si shqetësim nga ana e komunitetit të sipërmarrjes private, megjithatë ulja e fluksit të pagesave i ka lejuar qeverisë që të mbajë një shumë më të madhe në buxhet të tvsh-së neto.

Për Dhjetorin, të ardhurat neto të kësaj takse ishin 70% më të larta se një vit më parë.

Tv Klan