Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Veri-Atlantike, NATO, Jens Stoltenberg i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë t’i rikthehen dialogout.

Ai u ka kërkuar dy vendeve qe të ulin tensionet.

“Kam biseduar me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçic lidhur me nevojën për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës. Është vitale që Prishtina dhe Beogradi të tregojnë përmbajtje dhe t’i kthehen dialogut. Mandati i misionit të NATO-s, KFOR-it mbetet që të sigurohet që të ketë ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjithë”.

Mbi situartën në Kosovë ka reaguar edhe Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell. Ai ka kërkuar që të largohet menjëherë policia speciale dhe barrikadat në veri të Kosovës.

Ndërsa është shprehur se vazhdon të ndjekë nga afër konfliktin atje që sipas tij është i papranueshëm çdo provokim i mëtejshëm ose veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara.

Klan News