NATO mbështet rishikimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Këtë e bëri të qartë sekretari i përgjithshëm i organizatës Jens Stoltenberg gjatë një konference në Bruskel, ku shprehu mbështetjen për të gjitha zgjidhjet që dalin nga dialogu.

Jens Stoltenberg, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s: Kur vjen fjala për korrigjime të mundshme të kufijve, mendoj që ne mbështesim dialogun dhe shpresoj që të gjendet një zgjidhje që mbështetet si nga Prishtina ashtu edhe Beogradi.

Stoltenberg i bëri thirrje Prishtinës dhe Beogradin të vijojnë me dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian dhe të qëndrojnë larg retorikave që ngjallin tensione. Korrigjimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë është propozuar fillimisht nga presidenti kosovar Hashim Thaçi. Propozimi ka mbështetjen edhe të Uashingtonit, nëse mbështetet nga të dyja palët si pjesë e zgjidhjes përfundimtare. Ndërsa për kancelaren Angela Merkel, rivënia në diskutim e kufijve mund të rikthejë konfliktet e përgjakshme të viteve ’90.

Tv Klan