Shefi i NATO-s thotë se ekziston rreziku i tensioneve në Kosovë e Bosnje-Hercegovinë

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Atlantike, Jens Stoltenberg mirëpriti në Bruksel, kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajiç dhe foli për sigurinë e rajonit të Ballkanit. Stoltenberg deklaroi se situata e sigurisë në Ballkanin Perëndimor është ende shumë e brishtë dhe ekziston rreziku i tensioneve në Kosovë dhe Bosnje-Hercegovinë. Situata në rajonin e Ballkanit Perëndimor mbetet e brishtë. Shëpërthimi i dhunës vitin e kaluar ishte i papranueshëm. NATO u përgjigj shpejt,duke vensour mijëra trupa shtesë dhe makineri të rënda.

Nga ana tjetër kryeministri malazez deklaroi se stabiliteti në Kosovë ka rëndësi të veçantë dhe në rast nevoje Mali i Zi është i gatshëm për të rritur praninë e ushtarëve të saj në misionin e KFOR-it.

Stoltenberg ka theksuar edhe më herët se përshpejtimi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në strukturat euro-atlantike do të shmangë ndërhyrjet destabilizuese të palëve të treta si Rusia, që ruan marrëdhënie te ngushta me Rusinë.

Klan News