Shefi i NATO-s i thërret pas vendimit për reciprocitetin

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të zhvillojë sot takime të ndara me kyeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Takimi i Stoltenbergut dhe Vuçiçit  ka nisur në orën 15:30, ndërsa ai me kryeministrin Kurti do të mbahet në orën 17:00.

Ndërkohë, më 18 Gusht pritet të takohen në Bruksel kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç pas tensionimit të situatës në veri për shkak të vendosjes së reciprocitetit ndaj Serbisë.

Herën e fundit ata janë takuar më 5 Maj në një darkë joformale, me ndërmjetësimin e të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, të cilët paraprakisht ishin takuar ndaras me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Tv Klan