Biden kërkon zgjatjen e mandatit me 1 vit

Jens Stoltenbergut mund t’i kërkohet të qëndrojë edhe një tjetër vit në krye të NATO-s. Atij i ka mbaruar mandati 9-vjeçar dhe në samitin e Korrikut në Lituani duhej të vendosej për një emër të ri për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës Ushtarake Veri-Atlantike.

Agjencia e Lajmeve Reuters shkruan se mes vendeve të aleancës, ka mosmarrëveshje të mëdha për pasardhësin e tij. Aktualisht, aleatët nuk po i bind asnjë emër tjetër për të pasuar Stoltenbergun në këtë post në Shtator, kur i mbaron mandati.

Burimet pranë administratës amerikane thanë për Reutersin se për të shmangur përçarjet për këtë çështje, presidenti amerikan, Xho Bajden kërkoi zgjatjen me një tjetër vit të mandatit të zyrtarit norvegjez. Aleanca duhet të shfaqet e konsoliduar veçanërisht në mesin e luftës ruse në Ukrainë dhe përçarja është në disfavor mendojnë analistët.

Në tryezat e diskutimeve qarkullojnë emra jo tepër bindës si ministri britanik i mbrojtjes Ben Uolles apo kryeministrja daneze Mete Frederiksen.

Tv Klan