Aktorja amerikane ka disa muaj që frekuentohet me reperin

Aktorja amerikane Sharon Stone po përflitet se është në një lidhje me një reper. 63-vjeçarja është parë në disa takime të shpeshta në Los Anxheles me këngëtarin 25 vjecar .

Javën e kaluar, ata  ishin së bashku duke kërcyer nën shoqërinë e muzikës hip-hop.

Ata tani po e shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit dhe po rrinë jashtë. Ata po kalojnë një kohë të shkëlqyer së bashku”, bënë me dije disa burime për “Page Six”.

RMR, është një artist i cili mbron identitetin e tij duke veshur një maskë të zezë dhe ekspozon dhëmbët e tij ngjyrë floriri. Dyshja kanë qenë nën shoqërinë e njëri-tjetrit përgjatë muajve të fundit.

Mësohet se reperi është një adhurues i madh i filmit “Casino” të Stone. Pëlqimi i tyre po tregohet edhe në Instagram ku vërehet reperi duke pëlqyer disa nga fotot e aktores.Pas divorcit nga ish-bashkëshorti, Phil Bronstein, në vitin 2004, Sharon Stone ëhtë përballur me betejën ligjore në lidhje me kujdestarinë e të birit.

Klan News