Stop – Emisioni 14 Shtator 2023 (Sezoni 9)


Stop – Emisioni 14 Shtator 2023 (Sezoni 9)

21:01 14/09/2023

Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.

Akti i pazakontë i komisionerit, gjatë fjalës së Presidentit

Komisionerja e BE-së për cështjet e brendshme, Ylva Johansson, është kapur nga kamerat duke qepur me shtiza, gjatë fjalimit të presidentes Ursula von der Leyen. Ky nuk është rasti i parë, për komisioneren. Ajo e ka pasion qepjen dhe ka thënë, se u ka punuar corape leshi të gjithë bashkëpunëtorëve të saj. Të hënën transmetuam shqetësimin e një prindi të kthyer nga emigracioni. Zonja tregoi, se nuk arriti të regjistrojë fëmijën në arsimin bazë 9 vjecar, për të studiuar edhe instrumentin muzikor.Zonja trokiti në shkollat “Servete Maci” dhe “Dëshmorët e Lirisë”, ku përvec arsimit bazë, bëhen edhe orë për vegla muzikore.Në shkollën 9 vjecare “Servete Maci”, një ndërtesë e re me 8 ambiente individuale për studimin e instrumentit, drejtoresha e institucionit mohoi, që aty studioheshin vegla muzikore.Ne shkuam edhe në shkollën tjetër “Dëshmorët e lirisë”, ku edhe këtu prej dy vitesh nuk kishte konkurs për veglat muzikore.Pas transmetimit reagoi ministria e arsimit, duke publikuar një udhëzim të datës 8 shtator, që për cudi e nxorri në 11 shtator pas emisionit. Udhëzimi në fjalë urdhëron instuticionet e varësisë për zhvillimin e konkursit në datën 13 shtator për veglat muzikore për klasat e para dhe të gjashta.

“Ndaje shpirtin nga nëna, godit mallkimin”, video horror të pseudo pastores

Disa materiale shqetësuese qarkullojnë në rrjete sociale të një zonje, e cila prezantohet si pastore, e njohur me emrin Alketa. Ajo flet për Jezus Krishtin dhe mbledh njerëz të grupmoshave të ndryshme. Alketa kryen rituale të rrezikshme në emër të pastrimit të shpirtit, shërimit e heqjes së magjisë.

Rasti është denoncuar në emisionin investigativ “Stop” në Tv Klan.

Denoncuesja: Motra ime ka kaluar disa shqetësime dhe për shkak të këtyre shqetësimeve është futur në rrjetet sociale, ku ka kërkuar që të gjejë një ngushëllim, mirëpo ajo ka hasur në një faqe në internet me emrin “Kisha Online Jesus Krisht” e cila drejtohet nga zonja Alketa, me këtë emër e kam njohur dhe jam futur dhe vetë pastaj dhe kam kontrolluar, ju jam drejtuar juve sepse ajo po lidhet gjithmonë e më shumë me këtë të ashtuquajtur “kishë”. Ka filluar që të ndjekë seancat që krijon kjo kishë e mbledh njerëz. Aty ndodhin disa situata që për mua janë shumë shqetësuese dhe të frikshme. Unë si qytetare nuk më duket aspak e drejtë dhe madje më duket si manipulim që ju bëhet njerëzve. Ka pasur nëna më fëmijë të sëmurë dhe duke i parë të gjitha këto, vërej se kjo zonja i merr dhe i shtrin përtokë, bën sikur shëron sëmundjet. Heq magjira e gjëra të çuditshme.

Këto video janë si skena horrori dhe shumë të dëmshme për personat që janë manipuluar. Veprimtaritë publikohen në një profil të emërtuar “ Kisha Online Jezus Krishti Zot”.

Alketa Auer: Zjarr i Shpirtit të Shenjtë! Komplet! Zjarr i Shpirtit të Shenjtë! Komplet! Në emër të Jezus Krishtit, unë do të shkatërroj çdo magji!

Në emër të Jezus Krishtit, zjarr!

Në emër të Jezus Krishtit, zjarr! Zjarr! Zjarr!

Ato do të marrin urdhër dhe do të zbatojnë urdhrin, që vjen në emër të Jezus Krishtit. Bekojmë trurin, që të gjitha sinjalet e trurit, tani, të funksionojnë!

Unë godas, sot, çdo mallkim ndër breza! Jashtë, sot!

Nga mamaja, zjarr! Fryma e punës nga babai, zjarr! Fryma nga vëllai, zjarr! Në emër të Jezus Krishtit, unë bëj sot, ndarje shpirtërore nga mamaja!Në emër të Jezus Krishtit…!

Unë e ndaj shpirtin tënd nga mamaja jote! Tani, jashtë!

Në emër të Jezus Krishtit, zjarr!

Në emër të Jezus Krishtit, zjarr!

Në emër të Jezus Krishtit, zjarr!

Dhe çdo plagë e të ligut, të shkatërrohet, tani!

Në emër të Jezus Krishtit Zot, dhe paqja jote të jetë tani në trupin e tij! Paqja jote, Zot, në mendjen e  tij, në zemrën e tij!

Aleluja!

Në emër të Jezus Krishtit, zjarr!

Për Vëllazërinë Ungjillore dhe për psikologët, materiale të tilla janë shumë shqetësuese.

Vëllazëria Ungjillore të Shqipërisë: Falemindërit që e sillni këtë si çështje sepse në të vërtetë edhe ne kemi marrë disa ankesa të ndryshme nga qytetarë me drejtues të kishave për veprimtarinë e saj. Faqja online që kjo zonjë drejton, nuk ka lidhje dhe nuk është pjesë e Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë. Ne kemi drejtuar në fakt një letër tek të gjithë pastrorët dhe të gjithë drejtuesit për të vënë në dijeni besimtarët tanë ungillorë të kenë kujdes sepse veprimtari të tilla nuk janë përputhje me atë që Bibla na mëson ne dhe mbi atë që besojmë, prandaj duhet të jemi të kujdesshëm që kur persona të tillë, kryejnë veprimtari të tilla, ne duhet të drejtohemi pranë një kishe ungillore dhe të jemi të vetëdijshëm a është diçka që Bibla apo kisha na mëson. Kjo nuk është një pastor, por mënyra se si ne i përcaktojmë pastorët janë përmes disa kritereve, të cilat çdo kishë ka edhe i cakton.

Psikologe, Gesi Anamali: Materialet e vëna nga ju në dispozicion ishin shqetësuese, por vërej që në materialet kishte elementë të dëmtimit të anës psikologjike, shëndetësore të individëve që ishin pjesë e tyre. Përgjithësisht, të gjithë individët, të cilët kalojnë një fazë të vështirë psikologjike, që mund të jetë depresion, kalimi i një ndjenje inferioriteti, apo të gjitha problematikat që na sjellë jeta, na duhen forca, na duhen njerëz që mund të na thonë që je mirë, je bukur, mund ta arrish, ndoshta këto individë nuk kanë gjetur dikë në rrethin e tyre shoqëror dhe janë drejtuar drejt kësaj zonje. Në këtë rast, nuk kemi të bëjmë vetëm me predikim, por edhe me manipulim të individëve. Është më mirë t’i drejtoheni një mjeku, nuk arrijmë që të zgjidhim diçka me predikim.

“Derën nuk e heqësh?”, qytetarja gjen blerës tjetër me punime në shtëpinë e të vëllait

Pak kohë më parë, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan transmetoi rastin e mashtrimit nga ana e ndërtuesit Sabri Shera. Në zonën pranë Prokurorisë së Tiranës, Sabri Shera, administrator i shoqërisë së ndërtimit “AA Konstruksion”, në vitin 2015 i bëri ofertë qytetarit Shpëtim Mënikut që në këmbim të vendit ku kishte shtëpinë do ndërtonte pallat dhe kur të përfundonte objekti, Shpëtimi, si pronar i truallit do të pajisej me një apartament në katin e tretë, 55 m2. Palët lidhën kontratë dhurimi. Tani ndërtuesi, jo vetëm që nuk i është përmbajtur kësaj kontrate, por rezulton se e ka shitur disa herë apartamentin.

30 MARS 2023 – Gazetari i “Stop” u përball me ndërtuesin:

Sabri Shera: Pse na i bën këto gjëra kështu o Ela. O Ela tani i sqarojmë bashkë.

Gazetari: I keni futur në një qorrsokak. Pse i keni bërë këto gjëra?

Sabri Shera: Të lutem shumë më lër. O tashi më lini rehat.

Manuela Mëniku: Kush është Beri o vëlla?

Gazetari: Jeni madhor, i qytetëruar, çfarë ka për të fshehur? Pse nuk keni mbajtur premtimin sipas kushteve të kontratës, ju jeni investitor zoti Sabri.

Sabri Shera: Mos më bëni tashi kështu o burrë.

Gazetari: Ju jeni investitor…

Sabri Shera: Të lutem shumë mos më ngatërroni tani me këtë punë. Mos më hajdeni nga mbrapa. Do më lesh rehat?

“Stop” është rikthyer për problemin e zonjës Manuela Mëniku, e cila në shtëpinë e vëllait të saj, gjen duke bërë punime, blerësin tjetër.

Manuela Mëniku, denoncuese: Përshëndetje! Më falni, që ju shqetësoj, por jam e detyruar, që t’ju merrja përsëri në telefon! Dhe, të lutem shumë, dua të më vini edhe njëherë!

Manuela Mëniku, denoncuese: Do punosh edhe nesër?

Banori: Ik, se jam në tokën time! Jam në truallin tim, e kam me dokumenta.

Manuela Mëniku, denoncuese: Po jo, mor jo, ty ta ka bo…, mua s’më intereson fare! Do punosh prapë aty te hyrja?

Banori: Ku do punoj?

Manuela Mëniku, denoncuese: Te hyrja, do punosh prapë?

Banori: Është hyrja ime.

Manuela Mëniku, denoncuese: E jotja është. Mirë, në rregull. Me një fjalë, derën nuk do e heqësh? Ore, dokumentin, ku e ke? Hipotekën, ku e ke hipotekën? Kush tha? Aty rri! Ok! Në rregull!

Banori: Ik tani!

Manuela Mëniku, denoncuese: S’dua të iki!

Banori: S’ke punë fare me mua. Ik fol me Sabriun!

Manuela Mëniku, denoncuese: Jo, mor jo, nuk kam punë fare me ty, ti  ke me Sabriun.Ti e ke me Sabriun, jo unë.

Manuela tregon, se është thirrur në prokurori dhe falë emisionit “Stop” i janë hapur dyert e institucioneve. Prokurori Arben Agovi e ka sqaruar për zgjidhjen e problemit të saj.

Manuela Mëniku: Kjo është hyrja, është e mbyllur, vazhdojnë punimet, nuk kanë asnjëlloj përgjegjësie, nuk llogarisin më shtetin. Ky thotë që “jam pronar toke”. Ky është pronar toke për tokën e vet dhe jo të gjithë pallatit. Kjo është pjesa jonë. Ai ka të drejtë për të vetën. Sabriu e ka mashtruar, ky nuk ka faj momentalisht se i ka dhënë një copë letër kontratë, në një kohë që ne kontratën e kemi të regjistruar në hipotekë. Nuk e kuptojnë që ky shqetësimi i imi, i ndihmon dhe ato se janë pa dokumentacion. Ai ka bërë 2-3 kontrata për të njëjtën hyrje. Janë të gjithë të dëmtuar për këtë pjesë. Shero as nuk më hap telefonin. Vëllai im ka të drejtë për shtëpinë e vet që ka aty.

Ai është i vetmi prokuror që më ka sqaruar saktësisht për këtë pjesë. E kishte emrin Arben Agovi. Më tregoi të gjithë procedurat se çfarë po ndiqnin dhe më tregoi për të gjitha gjërat që do të vazhdojnë nëpërmjet Sabri Sheros. Kishte bërë të gjitha shkresat tek ASHK-ja. Kishte bërë dhe kërkesën për të vazhduar. Është në vazhdimësi e sipër. Unë ju falenderoj shumë sepse nëpërmjet jush m’u janë hapur dyert e institucioneve shtetërore të këtij vendi. Ju jeni një media e mrekullueshme, ju ruajtë Zoti dhe ju çoftë lart e më lart sepse prej jush, unë kam arritur deri në këtë pikë për të zgjidhur problemin e vëllait tim që atë e nxorrën në rrugë me të gjithë 2 fëmijët./tvklan.al










Të ngjashme