Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.

Lufta në Ukrainë, qytetarët shqiptarë: Na punon pushka akoma, jemi gati!

Në Rusi ka nisur fushata e rekrutimit të qytetarëve, për të shkuar në frontin e luftës me Ukrainën. Ne kemi pyetur shqiptarët, a janë gati të rrëmbejnë armët, nëse e kërkon atdheu? Moshat më të thyera, u përgjigjën, se ishin të gatshëm të dëgjonin thirrjen e atdheut dhe pushka iu punonte akoma.Humori dhe patriotizmi dominojnë në përgjigjet e qytetarëve.

https://youtu.be/yk7gfWgN4UY

Komshiu ndërton pa leje, i dëmton banesën dhe e godet me tulla e dru

Emisioni Stop 6 tetor 2022, Toni Beni, Policia Bashkiake, Maringlen Qaton, Drejtor i IKMT, Ymerli Bardhollari, Ajet Zirko, IKMT, i dëmton shtëpinë komshiu, komshiu ndërton pa leje, komshiu e godet me tulla, e godet komshiu me dru, ndërton pa leje dhe e godet me hu, IKMT i prish ndërtesën qytetari e ndërton prapë.

https://youtu.be/IgQtPFaBgiw

Komshiu me ndërtim pa leje e qëlloi me dru, IKMT e gjykata merr vendim

Për problemin, që Ymerli Bardhollari ka me ndërtimin e komshiut, shkojmë në njësinë numër 5, pasi kjo e fundit e ka pajisur Ajet Zirkon me një leje për riparime, pa ia parë dosjen qytetarit, që është në proces gjyqsor.Në Policinë Bashkiake, Toni Beni, shef i kontrollit të territorit, thotë, se nuk ka dijeni, për problemin, por tani, që mori informacion, do shkojë për verifikim dhe do ta përcjellë për vlerësim tek IKMT.

https://youtu.be/juqvmClEoFs

Komshiu i ndërton shtëpi pa leje në tokën e tij, i thyen xhamat e banesës dhe e godet me tulla

13 vite probleme me fqinjin që i ka ndërhyrë në pronë

Një qytetar ka një problem me komshiun e tij sepse i ka marrë 40 metra katrorë tokë nga prona e tij, i ka dëmtuar pronën, e ka dhunuar fizikisht dhe e kanë kërcënuar.

Ky është rasti që ka trajtuar këtë enjte emisioni Stop në Tv Klan. Qytetari Ymerli Bardhollari jeton në zonën e Selitës në Tiranë, prej 32 vitesh. Shtëpinë dhe tokën i disponon me certifikatë pronësie.

Në vitin 2007, shtëpinë ngjitur me të e bleu Ajet Zirko. Në këtë moment nis kalvari i peripecive për z.Ymerli.

Komshiu i ri i dëmtoi shtëpinë, ndërsa ngrinte 3 kate pa leje, ndaj dhe denoncuesi iu drejtua Policisë Ndërtimore. Në 2011-ën IKMT prishi 3 katet e Ajetit. Por pas dy muajsh Ajet Zirko e rindërtoi shtëpinë me një kat.

Edhe për këtë ka vendim prishjeje nga IKMT, por që nuk u ekzekutua kurrë.

“Ky problem ka të bëjë me pronat për një ndërtim që ka filluar në pronën time. Fillimisht dua të them që jam prej 32 vitesh këtu. Shtëpinë e disponon me dokument certifikatë pronësie, 300 metra katrorë tokë, 50 metër katrorë ndërtim. Unë kam patur kufizues Kristaq Dhamo, i ka shitur shtëpinë në 2007 Ajet Zikos. Muret e objekteve tona kanë qenë të përbashkëta. Në moment që e ka blerë Ajet Ziko filloi prishjen e objektit, ndërkohë që aty u dëmtua edhe objekti im që kishim mure të përbashkëta prej rreth 40 metër katrorë që ka ndërhyrë tek trualli im. Unë i jam drejtuar policisë ndërtimore në 2010 kur personi Ajet Zeko vazhdonte ndërtimin pa leje duke më cënuar pronën mua. Filloi objektin që nga themelet, hapjen e plintave, bërjen e kollonave, gjithë procesin e ndërtimit. Ky vazhdonte ndërtimin pa leje, katin e dytë, vazhdoi katin e tretë, policia e Inspektoriati Ndërtimor vazhdonte nxirrte vendimet e prishjes, përgjigjet që më ktheheshin mua nga Inspektoriati Ndërtimor ‘ne po e mbajmë në mbikëqyrje, ne do vazhdojmë prishjen’. Me këmbënguljen tonë erdhi policia ndërtimore, filloi prishjen e objektit. Në 14 Janar 2011 ndërhyri IKMT ku bëri prishjen e objekteve komplet, 3 katet. Pas 2 muajsh filloi pastroi mbeturinat e ndërtimit, filloi ndërtimin përsëri. Bëri 1 kat, ky që ekziston edhe sot. Shkova prapë te IKMT për prishje, nxorrën vendimet e prishjes”, shprehet denoncuesi Ymerli Bardhollari.

Në këtë pikë Ymerli Bardhollari iu drejtua Prokurorisë dhe gjykata e dënoi komshiun problematik për ndërtim pa leje në pronën e tjetrit. Nga ana tjetër, Gjykata e Lartë pezulloi vendimin për prishjen e objektit, pasi ishte bërë rekurs nga komshiu.

“Ndërkohë që IKMT nuk po vepronte, në këto kushte që ndodhesha unë iu drejtova Prokurorisë për kallëzim penal dhe për IKMT, ndërkohë dhe për personin që kishte ndërtuar në tokën time. Prokuroria e çoi në gjykatë për ndërtim pa leje në tokë të tjetrit, gjykata mori vendim e dënoi me 1 vit burg në tokë të tjetrit. Shkalla e Parë ka nxjerrë vendim prishje të objektit që ka ndërtuar në pjesën time. Edhe Apeli vendosi prishje për objektin që është ndërtuar në tokën time. Gjatë kësaj kohe pala tjetër e çoi në Gjykatë të Lartë. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vendosi për pezullimin e vendimit për prishje të vendimit të formës së prerë të Apelit. Edhe pse Gjykata e Lartë nxorri pezullimin e vendimit, më cenohet prona duke bërë punime të vazhdueshme”, vijon ankesën qytetari.

Por ky problem që vazhdon prej 13 vitesh nuk mbaron këtu. Situata kulmoi ditët e fundit kur denoncuesi Ymerli Bardhollari u godit me tulla e gure nga Ajeti. Xhamat e shtëpisë së z.Ymerli u thyen. Vetë ai pësoi fraktura në pjesë të ndryshme të trupit. Ymerli Bardhollari thotë se policia që ndodhej aty, nuk ndërhyri gjatë konfliktit.

Para disa ditësh filloi të bënte punime, vendosje tullash, vendosje ulluqesh. Më cenohet përsëri pronari ime sepse ai ka hyrë përsëri brenda pronës time me punimet që po vazhdon po bën, ndërkohë që ai nuk duhet të bëjë asnjë lloj punimi, asnjë lloj veprimi sepse ne jemi në proces gjyqësor, ai vazhdon bën punimet, konfliktohet fillon provokime nga më të ndryshmet. Ata filluan me gurë, filluan me tulla, filluan me dru dhe me ofendime nga më të ndryshmet. Policia ishte aty dhe nuk ndërhynte për të shuar konfliktin se në moment që unë ju drejtova aty në mënyrë njerëzore, lajmërova dhe policinë për të ardhur këtu për të shuar konfliktin dhe për të ndaluar punimet, policia nuk ndërhynte për të shuar konfliktin por rrinte aty poshtë se kishte frikë nga tullar, guret, hekurat që vazhdonin vinin drejt nesh. Kam dëme në kokë, dëme në krah, dëme në shpatull, dëme në këmbë. Këto ditë del raporti mjeko-ligjor. Kam 13 vjet me këtë çështje. Ai vazhdon të më cënojë pronën time, duke më kërcënuar edhe jetën, duke më shkatërruar edhe banesën, është në rrezik gjithë jeta e familjes time dhe e imja”, shprehet i shqetësuar denoncuesi Ymerli Bardhollari.

Në këto kushte, përballë kalvarit të problemeve që vazhdojnë prej 13 vitesh dhe nuk po marrin zgjidhje, qytetari u detyrua që këtë situatë të denoncojnë në emisionin Stop. /tvklan.al

Stop/ Ka ndërtuar pa leje në tokën e komshiut, reagon inspektori i zonës: Lejen e mori për izolim tarrace

Emisioni Stop në Tv Klan trajtoi problemin e qytetarit Ymerli Bardhollari, i cili prej 13 vitesh ka problem me komshiun e tij në zonën e Selitës në Tiranë, pasi i ka ndërtuar në tokë të tij dhe e dëmtuar duke e goditur me sende të forta.

Dy shkallët e gjyqësorit i kanë dhënë të drejtë pronarit Ymerli Bardhollari, ndërsa Gjykata e Lartë e ka pezulluar urdhrin e shembjes së godinës pa leje të komshiut.

Për këtë problem, gazetarja e Stop ka shkuar në Njësinë numër 5, pasi kjo e fundit e ka pajisur Ajet Zirkon me një leje për riparime, pa ia parë dosjen qytetarit që është në proces gjyqësor.

Në këtë njësi, të gjithë inspektorët nuk ndodheshin në zyrë, pasi siç thanë kolegët, kishin dalë në terren për verifikime.

Megjithatë, gazetarja bisedoi me kryeinspektorin.

“Nuk ka leje! Nuk quhet leje. Kthim përgjigje, për atë që ka kërkuar. Merrni autorizim dhe hajdeni tamam! Pastaj unë urdhërohem, kam një epror”, thotë kryeinspektori.

Në Policinë Bashkiake, Toni Beni, shef i kontrollit të territorit, thotë se nuk ka dijeni për problemin, por tani që mori informacion do shkojë për verifikim dhe do ta përcjellë për vlerësim tek IMT.

“Policia Bashkiake nuk ka dijeni për rastin. Nga ky moment e mbrapa Policia Bashkiake do të verifikojë rastin sipas kompetencave, do bëjë dhe njoftimet e duhura. Në rastin konkret është IMT kompetente për vlerësimin e punimeve”, thotë shefi i kontrollit të territorit i Policisë Bashkiake, Toni Beni.

Por pas bisedës së gazetares së Stop me një inspektor zone të quajtur Miri, ky i fundit sqaron se komshiu Ajet Zirko është pajisur me leje për izolim tarrace dhe jo për ndërtim.  /tvklan.al