Më 22 Dhjetor 2017, Marjus Selamaj udhëtonte me automjetin e tij nga fshati Poshnjë në drejtim të Urës Vajgurore, pranë Komisariatit të Policisë së Urës. Por efektivi Behar Vrapi nuk respektoi sinjalistikën ndaluese, duke shkaktuar aksident.

“Unë vija nga ky drejtim, Poshnja, për të vazhduar për te Ura Vajgurore. Ndërkohë këtu, tek pika në mes (të kryqëzimit) më ka goditur makina e Behar Vrapit, i cili është punonjës i policisë rrugore, i cili vinte nga rruga dytësore dhe kishte tabelën “STOP”. Gjurmë frenimi nuk janë gjetur se nuk kam frenuar fare, më ka ardhur në befasi.

Nuk e di si e matën ata, por unë nuk kam qenë me shpejtësi dhe te fleta e gjobës shkruajta që nuk jam dakord. 

Pa dal ne nga makina, ata lëvizin makinën. Dalim ne, i them pse e lëvize makinën, çoje në vend. Ai tha do ta çojmë, por mos të pengojmë trafikun, kur trafik s’kishte dhe makinat kalonin nga të dyja anët”.  

Denoncuesi tregon se sipas ekspertizës, ka patur frenim prej 28 metrash nga ana e tij, çka e kundërshtojnë fotografitë ilustruese të aksidentit. Ai shton se efektivi i policisë nuk ka patur dokumentacionin e domosdoshëm të automjetit të tij, përveç lejes së qarkullimit.

“Ky është një procesverbal në konstatimin e shkeljeve, e cila është shkruajtur në datë 20 Dhjetor, ndërkohë që aksidenti ka ndodhur në 22 Dhjetor. Kjo firma këtu nuk është e imja, nuk e di se kush dhe si e ka bërë”.  

Përsa i përket këtij pretendimi të Marjus Selamajt, gazetari i emisionit “Stop” komunikoi me përpiluesin e procesverbalit të konstatimit të shkeljes, Naim Abazaj.

Gazetari – Për këtë procesverbal konstatimi, Marjusi pretendon se kjo s’është firma e tij. Data është 20 kur ngjarja ka ndodhur në 22 .

Naim Abazaj –

Tani, të flas shkurt dhe qartë.

Gazetari – Normalisht se kjo do të verifikohet.  

Naim Abazaj

Shko te sekretaria dhe verifikoji të gjitha.

Ndërsa eksperti që bëri akt-ekspertimin në vendngjarje tha se sipas tij, të dy ishin fajtorë në këtë aksident.

Gazetari – Bëhet fjalë për këtë aksidentin që ka ndodhur në datë 22 Dhjetor në Urën Vajgurore, afër komisariatit. Personi që ka ngritur ankesën, që është i ati i Marjusit, Ferdiu thotë që nuk ka gjurmë frenimi. Aty është mbajtur një procesverbal, është bërë konstatimi dhe këqyrja e vendit të ngjarjes.

Të lutem, mund të na vini në dispozicion çfarë provash ka? Gjurmët e frenimit, setin fotografik që keni bërë.

Eksperti –

Tani, për

çfarë ankohet ky?

Gazetari – Ky thotë që nuk vërtetohet në asnjë moment që unë kam qenë me shpejtësi sepse s’ka as radar asgjë. E dyta thotë që nuk ka gjurmë frenimi.

Eksperti –

Pa pyete njëçikë atë: para se të futet aty ai, ka vija këmbësorësh- thuaj? Vijat e kalimit të këmbësorëve dhe një tabelë, thuaj, e ka përpara?

Gazetari – Jemi në kushtet që ky efektivi i policisë, Behar Vrapi, duhet të ishte i pari që duhet të ndalonte te tabela “STOP”, të flasim realisht.

Eksperti

– Po! Realisht ai ka ndaluar, ai polici ka kaluar tabelën “STOP”, që është 7 metra më përpara, është futur dhe e ka fituar përparësinë sepse kur hyn në një kryqëzim, e shikon tabelën “STOP” dhe pastaj kalon. Nëqoftëse nuk ke mjete në të dy krahët, kalon, futesh. Ky Behari, (efektivi) e ka kaluar mesin e rrugës dhe kur… në këtë rast shikohet edhe në krahun e djathtë pastaj, e ke parasysh parimin e krahut të djathtë? Ky çuni vjen nga vijat e kalimit të këmbësorëve, që ka një tabelë tjetër që thotë kujdes se ke një kryqëzim nga e djathta, vjen me shpejtësi, tani ti thua për gjurmët…

Më ka nisur Shefi i Qarkullimit, më ka thënë më duket se kemi një aksident me dëme- tha, ku është përfshirë dhe një polici jonë, por më duket se është me dëme në njerëz. Po nisem direkt i thashë unë, por nëse ka dëme në njerëz dhe është i përfshirë një punonjës i policisë, nuk i bëj unë veprimet, i bën një oficer i Policisë Gjyqësore, i prokurorisë, një që është asnjëanës.

Gazetari – Në kushte të tilla, a ka një fajtor? Kush është shkaku determinant i aksidentit?

Eksperti

Tani, mendimi im që dhashë aty në vendngjarje, unë i dhashë: të dy fajtorë. Ne i nxjerrim të dy fajtorë, Byroja (e Sigurimeve) ka ekspertët e vet që gjykojnë mbi këtë situatë dhe e jep ajo pastaj verdiktin e vet.

Gazetari komunikoi gjithashtu me ekspertin autoteknik, Lekë Gjoni, i cili shpjegoi dinamikën e ngjarjes dhe përgjegjësitë.

“Kategoria e rrugës siç thoni ju, është rrugë urbane, që do të thotë që shpejtësia maksimale e lejuar është 40 kilometra në orë. Nëse njëri drejtues mjeti ka tabelën “STOP” do të thotë që duhet të ndalet e t’i japë të drejtë makinave që vijnë nga të dy krahët e rrugëve. Për të analizuar përgjegjësitë merren edhe faktorë të tjerë, por elementi kryesor në këtë rast është respektimi i sinjalistikës rrugore. Në qoftë se një person që është pa siguracion dhe pa kontroll teknik, pika e parë është që të penalizohet për mungesë siguracioni, që shkon në vlerën e 40 mijë lekëve të reja dhe të mungesës së kontrollit teknik, e cila shkon në vlerën e 10 mijë lekëve të reja. Nëse ky person, që ka këtë mungesë dokumentacioni, del përgjegjës në aksident ka dhe penalitetin tjetër për mungesën e siguracionit, duhet të paguajë dëmshpërblimin”.

Ekperti Gjoni shtoi se shpejtësia e automjetit gjendet nëpërmjet fiksimit të provave në vendngjarje, siç janë gjurmët e frenimit dhe spostimi i mjeteve. Sipas informacioneve të marra nga gazetari i emisionit “Stop”, eksperti autoteknik doli në konkluzionin se automjeti i Marjus Selamaj nuk ka patur fare shpejtësi./

tvklan.al