alkooli gjate shtatezaniseEdhe konusmimi i paktë i alkoolit gjatë shtatëzanisë është shumë i rrezikshëm.

Disa studiues kanë raportuar një ditë më parë për “Journal of Epidemiology” dhe Institutin e Shëndetit Publik në Leeds, se të gjitha studimet se konsumimi i paktë i alkoolit gjatë shtatëzanisë nuk sjell probleme, bien poshtë.

Për ta, edhe një gotë alkool mund të shkaktojë dëme tek fëmija gjatë shtatëzanisë, por edhe pas lindjes.

Studimi i mbi 1.264 grave në Britaninë e Madhe ka treguar se edhe me konsumimin e pak gotave alkool ato kanë rrezikuar lindjen e parakoshme. Në Britani në 100 gra, 7 prej tyre lindin fëmijët pa arritur muajin e nëntë. Shifër kjo që sa vjen edhe shtohet. Ndërkohë që është vërtetuar se njëri prej faktorëvë kryesor është konsumimi i alkoolit.

Statistikat janë të frikshme në të gjithë botën.

Camilla Nykjaer, njëra prej hulumtueseve ka raportuar për BBC se ky nuk është një lajm nga të cilat gratë duhet t’i zërë paniku, por është e nevojshme që ato të reduktojnë konsumimin e alkoolit. Nëse e kanë vështirë si fillim të shkëputen gradualisht, e kështu derisa të arrijnë të mos e konsumojnë atë fare.

Edlira Kalaja