Në muajin Janar, emisioni Stop në Tv Klan denoncoi rastin e dy kushërinjve, të cilët ishin mashtruar nga Verjana Gega e “Perla Agency”. Ajo kishte shpallur një njoftim për vende pune me kontratë në shtetin gjerman në profilin e ndërtimit në vitin 2018.

Emiljan Vrapi u interesua dhe i dha zonjës Gega 1800 Euro, ndërsa ajo i premtoi se do ta ndihmonte atë të lidhte një kontratë pune. Nëse nuk do ta fitonte vendin e punës apo të drejtën për vizë, Verjana Gega premtoi kthimin e shumës.

Pre e mashtrimit ra edhe kushëriri i Emiljanit, Alban Kodra. Ai pagoi 1650 Euro dhe nuk vajti në Gjermani e nuk mori paratë.

Verjana u tha të rinjve se kishte bashkëshortin rëndë me Covid e më pas babain.

Por pas transmetimit të rastit në emisionin “Stop”, Emiljano Vrapi thotë se ai dhe kushëriri i tij kanë marrë shumën e plotë që i detyrohej Verjana Gega, 3450 Euro.

Emiljano Vrapi: Po, i kemi marrë. Zonja Verjana Gega na e ka kthyer shumën prej 3450 Euro. Falenderojmë shumë Saimirin dhe Gentin, gazetarët, emisionin “Stop”, që bënë të mundur t’i merrnim paratë, pas tri vitesh.

Gazetari: Na vjen shumë mirë dhe shpresojmë, që të mos mashtroheni prapë!

Emiljano Vrapi: Shumë shumë faleminderit!

/tvklan.al