Emisioni “Stop” në Tv Klan tregon sonte me zë dhe figurë mënyrën sesi u ble vota për zgjedhjet e 25 Prillit në Shqipëri.

Kamera e fshehtë e “Stop” tregon se sa u ble një votë e sigurtë dhe kush e bleu votën e shqiptarëve për llogari të kujt? Këto janë disa nga pyetjet që do të marrin përgjigje në emisionin e sotëm “Stop”.

Jo vetëm kaq, por duket se “pazaret” kanë vijuar edhe gjatë procesit të numërimit. Në një nga qarqet e Shqipërisë, fletët e votimit vazhdojnë të plotësohen edhe gjatë numërimit, nën hundën dhe në paqe të plotë mes anëtarëve të grupeve të numërimit.

Për të mësuar më shumë mbi këto skandale të zgjedhjeve në disa zona të vendit, ndiqni sonte emisionin “Stop” në Tv Klan në orën 20:10 minuta.