Emisioni “Stop” e ka nisur sezonin e ri me denoncimin e disa produkteve të skaduara që tregtoheshin në një magazinë në Strumë të Roskovecit.

“Këto janë të pahapura, thjesht se iu ka kaluar data. Ato janë greke, se po të ishin shqiptare do i rrasnim datën tjetër”.

Kamera e fshehtë ka zbuluar se bëhej fjalë për makarona, miell, sheqer dhe llokume të cilat vinin nga Greqia dhe nxirreshin në treg, pavarësisht se kishin skaduar që në Tetor të 2017 dhe Janar të 2018-ës.

Klienti –

Kjo thotë pesha neto 340 gramë, data e skadimit Janar 2018, 100 % nga grurë i fortë.

I ati i Florit –

Kurse kto janë Tetor i 2017-ës.

Klienti –

Tetor 2017 thotë?

I ati i Florit –

Po s’ka gjë dhe ajo… makarona o burrë.

Vetë pronari i këtij biznesi pohon se makaronat ishin mbledhur pasi ishin nxjerrë nga marketet. Me ripaketimin nga e para ato hidheshin sërish në treg, ndonëse të skaduara.

I ati i Florit –

Këto kanë qenë në supermarkete. Po meqenëse ka kaluar ajo (data e skandencës)…

Klienti –

Janë mbledhur.

I ati i Florit –

Edhe i mbledhin prapë, ripaketohen.

Por skandali shkon më tej kur tregtari i këtij biznesi nuk heziton t’i shesë këto mallra të skaduara edhe për të vegjlit e çerdheve.

Klienti –

Unë s’i kam për dyqan, i kam për çerdhe.

I ati i Florit –

E mirë, s’ka problem. Ajo ulet cilësia, pse deri dje nuk ishin në supermarket ato?! Ça kanë?! Asnjë gjë.

Në këtë situatë kërkohet ndërhyrja e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për t’u siguruar qytetarëve siguri për produktet ushqimore që hidhen në treg.

Tv Klan