Arjan Sala, roja i magazinës që humbi jetën mes flakëve të zjarrit, është shpallur “Dëshmor i Atdheut” për veprimin që ai bëri.

Është konsideruat akt heroik gjesti i tij duke shpëtuar punonjësit e tjerë që ndodheshin brenda magazinës në momentin kur ra zjarri.

Arjan Sala 32 vjeç la pas bashkëshorten dhe fëmijën 2 vjeç. Emisioni Stop në Tv Klan, së bashku me fondacionin “Fundjavë Ndryshe”, kanë kontribuuar me 5 mijë Euro duke ia dhuruar familjes së heroit Arjan Sala. /tvklan.al