“Stop” zgjidh pensionin e Bukurie Nelit!

Bukurie Neli ka punuar në repartin ushtarak të Burrelit, por për vitet 94-97 nuk i janë derdhur sigurimet dhe për pasojë nuk mund të plotësojë kushtet e pensionit. Bukuria ka fituar gjyqet, por nuk arrin të bëjë të mundur ekzekutimin e vendimit. Pas ndërhyrjes së “Stop”, zonja Neli arrin t’i gëzohet pensionit. Më pas “Stop” con ndihmat e qytetarëve për invaliden në Prezë.

Shpella e Pëllumbasit, atraksioni turistik ngaku po largohen edhe shpendët!

Shpella e Pëllumbasit nuk mund të quhet më një atraksion turistik. Në urë kalojnë makina mbi 20 tonë, guroret punojnë aty pranë dhe mungesa e kushteve, po largohen jo vetëm vizitorët, por edhe lakuriqët dhe shpendët e tjerë.

Gjoba “fantazmë” e Besnik Sheralit nga tatimet e Elbasanit!   

Besnik Sherali një ish-tregtar në Elbasan ka probleme me tatimet. Pasi i erdhi një gjobë, të cilën e pagoi, në zyrat e tatimeve i thonë, se nuk iu ka ardhur fatura e bankës. Jo vetëm kaq, por tatimet pretendojnë, se Sherali nuk ka deklaruar on line sigurimet shoqërore për vitet 2005-2012, kohë, kur ky sistem nuk ka ekzistuar.