Të ftuar:

Rina Balaj – Këngëtare

Ajo është një ndër reperet më të komentuara, e cila ka tërhequr vëmendjen e publikut që në daljen e saj të parë. Rina Balaj depërtoi në tregun muzikor pas bashkëpunimit me reperin nga Kosova Fero, me këngën “S’ka konkurrencë”.

Edhe pse e re në moshë, pasioni për muzikën e bëri atë ndër reperet më të pëlqyera. Me karakterin e një vajze të guximshme dhe plot stil ajo ia ka dalë të brohoritet. Prej dy vitesh është pjesë e tregut muzikor dhe numëron disa këngë të suksesshme. Sot e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan reperja tregoi fillimet e karrierës së saj dhe pasionin për muzikën.

“Nuk e kisha menduar asnjëherë veten si këngëtare apo si repere. Mendoja gjithnjë të bëja muzikë dhe sërish e lija për një moment të dytë, por pata fatin të provoja që jam këngëtare dhe kam shumë sukses. E nisa vetëm për qejfin tim, jo për famë. Fillimisht kam nisur të bëj cover-a në Instagram, ishte mënyra më e thjeshtë për t’iu treguar njerëzve që di të këndoj. Më pas kam marrë pjesë në “X Factor”, ajo ka qenë dalja ime e parë profesionale”, tha Rina.

Rina ka krijuar identitetin e vet dhe madje e konsideron veten si ‘mami’ e muzikës rep. Ajo shpesh herë në tekste i bën edhe diss këngëtares Tayna, por sot në emision sqaroi se nuk ka asgjë personale me kolegen e saj dhe se janë portalet ata që e kanë krijuar këtë situatë.

“Personalisht nuk e kam takuar asnjëherë dhe nuk kam pasur biseda me të as para famës dhe as tani. Këngën time të parë unë e kam publikuar në 2018-ën dhe atëherë nuk kam pas askënd për t’i bërë diss, thjesht e kam kënduar. Nuk është qëllimi im të krijoj urrejtje, por thjesht të ndez atmosferen. Më pas filluan t’më bëjnë diss-e, por unë nuk jam ndjerë ashtu si më kanë përshkruar. Nuk ka asgjë mes nesh, janë thjeshtë portalet ata që e kanë krijuar këtë. Nuk e kam qëllim të bëj reperet të urrejnë njëra tjetrën. Tekstet tona janë thjeshtë rastësi”, tha Rina.

Alba Ruço – Gjemologe në argjendari ‘Pirro’

Gurët e çmuar ose siç thotë edhe Marilyn Monroe në këngën e saj, “miqtë më të mirë të vajzave”, kanë magjepsur dhe kanë fiksuar njerëzit që në lashtësi. Romakët e lashtë besonin se diamantet simbolizonin yjet në rënie, ndërsa grekët i konsideronin si lotët e Perëndive. Në të vërtetë, rreth 500 vite më parë, njerëzit e pushtetshëm në botë ishin të interesuar vetëm për katër gurë, si diamantet, rubini, safiri dhe smeraldi.

Këto gurë të çmuar kanë qenë pjesë e historisë së njeriut dhe kulturës së lashtë, ku vazhdojnë të mbajnë vlerë madhështore edhe sot e kësaj dite. Ajo çfarë vlen të theksohet është se blerjet për gurët e çmuar kanë tendencë të kenë jo çmime fikse, ku një diamant ka arritur edhe në shifrën e 2 bilionë Dollarëve. Por për të treguar më shumë rreth gurëve të çmuar, ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan gjeologia, Alba Ruço.

“Diamanti është lloji i gurit më të çmuar. Gurët e çmuar nuk përcaktohen nga pamja dhe kushdo që thotë që mund ta bëjë këtë, gabon! Mund të jenë gurë imitim ose laboratori që mund të kenë të njëjtat karakteristika. Diamanti është minerali më i rrallë dhe më i fortë në tokë, por kjo nuk do të thotë që është i pathyeshëm, ka edhe diamanti këndin e tij të thyerjes. Diamanti ka katër veçori; është ngjyra, prerja, pastërtia dhe karati. Duhet të jetë një miks i mirë i këtyre katër cilësive në mënyrë që të ketë më shumë vlerë. Diamantet kanë 27 lloje ngjyrash në natyrë, të cilat krijohen nga deformime kimike ose molekulare të diamantit të bardhë. Mund të gjenden në rezerva ujore dhe tokësore dhe vetëm profesionistët mund t’i dallojnë. Zgjedhja e kësaj bizhuterie është çështje besimi”, tha Ruço.

Çenkuela Hasa – Blogere ushqimesh