Si u priten nga socialistet ministrat e rinj?! Metes i iken truri.

Stop nis sonte sezonin e ri, e në nisje prezantohet edhe velina e re Xhensila Koci.Mund të konsiderohet një verë e zjarrtë ajo e sivjetshmja, për shkak të zjarreve dhe zhvillimeve politike. Të enjten u prezantuan emrat e qeverisë së re Rama 3 dhe Klintoni ishte në Asamblenë e PS-së, për të folur me socialistët për ministrat e rinj dhe mandatin e tretë qeverisës.Presidenti Meta është ndalur së fundi në Lalz për një petull katuni me të ik truni, sic shkroi ai vetë në facebook. Gjatë verës gurra popullore prodhoi një poezi, apo bejte për ambasadoren amerikane Juri Kim.

Kamera e fshehte/ Qendrat shendetsore shesin me leke raportet e vaksinat.

Me kamerën e fshehtë të emisionit “Stop” jemi ndalur në disa qendra shëndetsore. Në qendrën numër7, qytetarja arrin të marrë një raport shëndetsor, duke i thënë mjekut, se i duhej, pasi do të martonte vëllanë në Sarandë. Qytetarja e merr dokumentin e kërkuar me diagnozën e sëmundjes në veshka.Në Qendrën Shëndetsore në Kamëz, sigurohet një raport 10 ditor, duke paguar 10 mijë lekë të vjetra e me diagnozën Bronkopneumonia sinistra.Ndërsa në qendrën shëndetsore numër 11, në Bregun e Lumit, qytetarja bën vaksinë Pfizer, pasi thotë, se i duhet të shkojë në Zvicër. Për këtë shërbim, që shteti e jep falas, shefi i qendrës Besjan Shehu merr 20 mijë lekë të vjetra.

Operacionet e suksesshme/ Stop e Fundjave ndryshe dhurojne jete.

Pak kohë më parë, në sezonin e kaluar transmetuam rastin e Drineda Danglli, e cila kishte nevojë për transplantin e palcës kockore. “Stop” dhe “Fundjavë ndryshe” e mundësuan ndërhyrjen e vështirë, duke i kthyer jetën Drinedës dhe buzëqeshjen djalit të saj 7 vjecar, Erkidit, i cili cdo ditë lutej për të ëmën.Kur “Stop” trajtoi rastin e të voglit Noel Torollari, jeta e tij numërohej me orë e minuta.E ëma, Erta shprehej, se e tmerronte ideja, që mund të zgjohej një ditë pa engjëllin e saj në krahë.3-vjeçari kishte pësuar trombozë në venën e gjakut të mëlçisë dhe kishte nevojë të menjëhershme për transplantin e mëlçisë. Ndërhyrja u bë dhe kushtoi 70.000 euro. Ajo u mundësua falë nismës së “Stop” dhe “Fundjavë ndryshe”.