Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.

Si ia ka dalë ky burrë të futet i gjithi në një vazo?

Një qen është filmuar në një moment të pazakontë, duke thirrur “mama”.Një i ri është filmuar i ngecur brenda një vazoje të madhe, gjatë një feste me pije alkoolike. Të gjithë mundohet ta nxjerrin shokun nga vazoja, por askush nuk e lëshon gotën nga dora.

 1.8 milionë Euro investim për ujësjellësin e fshatit Kuç Buronjë të Himarës, por banorët mbushin ujë në lumë

Fshati Kuç Buronjë i Himarës nuk ka ujë të pijshëm, edhe pse janë dhënë 1.8 milionë Euro për të ndërtuar rrjetin e tubacioneve për këta banorë.

Sipas banorëve, ujin ata e sigurojnë në lumë. Shkak është bërë lënia në mes e investimit edhe pse ka përfunduar ndërtimi i depove.

Emisioni Stop në Tv Klan ka investiguar këtë problem. Me financuese Bankën Gjermane për Zhvillim, Qeverinë Shqiptare dhe Bashkimin Evropian, me autoritet kontraktor Fondin Shqiptar Të Zhvillimit, Bashkia e Himarës si përfituese, investimi  për furnizimin me ujë të fshatit Kuç Buronjë ka kushtuar plot 1.841.303 Euro.

Banorët tregojnë se puna është lënë përgjysmë dhe në shtëpitë e tyre nuk ka asnjë pikë uji.

“Kjo depo është nisur për depo uji që do furnizonte fshatin Kuç Buronjë me gjithë lagjet e tij. Gjë të cilën tubacioni shpërndarës me difektet e saj dhe me mangësi në vendbanimet, te shtëpitë e banuara dhe të pabanuara, lagjeve të tjera nuk u kanë çuar fare tubacion. Në Gura është burimi. Tubo kryesore që kalohet në sipërfaqe në pjesën dërrmuese, që do e hajë ndryshku maksimumi për 10 vjet, del në krye të Kuçit. Përveç se kaq sa paraqita, s’ka asnjë funksion tjetër”, thotë një banor.

“Tubacionet nuk funksionojnë pasi nuk vjen uji, ka bllokim nga rezervati kryesor. Tubacioni ka ardhur te dera e shtëpisë, është marrë në dorëzim nga ujësjellësi”, shprehet një tjetër.

Administratori i Vranishtit thotë se linja nuk ka funksionuar asnjëherë.

Gramoz Balili, administrator i Vranishtit: Ka dy vjet, që është investuar. Është bërë linja, linja nuk ka funksionuar. Ne kemi bërë kërkesat, po pse, nuk e di unë, nuk jam teknik.Kemi bërë kërkesa të vazhdueshme në bashki, qoftë verbale, qoftë me shkrim. Sot, duhet të ketë ardhur brigada, për të vënë ujin në ujësjellësin, në rrjetin shpërndarës. Lagjia, që diskutojmë, lagjia përtej lumit ( Kuç Buronja), nuk ka pasur ndonjëherë ujësjellës, s’ka pasur shpërndarje. E marrin në burimet, që ka lagjia, me burime individuale.Jo në lumë, asnjë shtëpi nuk merr ujë në lumë.

Ujësjellësi kishte parashikuar të kryente lidhjet 100% brenda Nëntorit 2023. Por në Janar 2024, kjo nuk ka ndodhur.

Andrea Goro, drejtor i Ujësjellësit Himarë: Nuk është vendosur akoma sistemi 100%, sistemi i ri në punë. Ka pasur problematika teknike, po punohet. Brenda muajit Nëntor, i është dhënë fjala banorëve, kryesisë së Këshillit Bashkiak, që ujësjellësi në Kuç do të jetë funksional.

Ujësjellësi shprehet se ky investim është marrë në dorëzim në Maj të vitit 2023 dhe në Verë u përqëndrua te mbarëvajtja e sezonit turistik. Ky institucion pretendon se përsa i takon lidhjeve të reja, procesi nuk vazhdon me ritmet e duhura, sepse stafet kanë hasur me kundërshti të banorëve konsumatorë, që duan të shmangin pagesat.

 Skandali në Sarandë, humbi zgjedhjet dhe të nesërmen dha leje ndërtimi në shkelje të ligjit

Në redaksinë e emisionit Stop në Tv Klan ka mbërritur një denoncim për një leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin para zgjedhjeve lokale në Sarandë. 

Bëhet fjalë për një leje në zonën e Turizëm Kanali i Çukës, e njohur si nënstacioni i vjetër elektrik.

Për 33 vite asnjë Kryetar Bashkie nuk dha leje ndërtimi në këtë vend, pasi ishte planifikuar për një lulishte dhe park lojrash për fëmijët. Personi që ka marrë lejen dhe po kryen punimet ka qenë drejtor urbanistike për 8 vjet.

Gazetari i “Stop” evidentoi ndërtimin e këtij pallati 6 katësh në vendin e projektuar për kënd lojrash e lulishte.

Investitori thotë për Stop se ai është futur me përqindje në këtë ndërtim dhe se trualli është me certifikatë pronësie.

Investitori: Më pyet për truallin, apo investitorin? Për truallin, unë nuk e kam idenë, është me çertifikatë pronësie.  Po, po, unë e kam marrë me përqindje tek ata…

Kurse pronari i truallit pretendon se ka dokumente të sakta.

Pronari i truallit: Ti ke shkuar tek ndërtuesi, e ke gjetur në shkelje, apo çfarë? Shiko, se je i gabuar bashkë me ata qënrit, që vijnë vërdallë atje. Jo, jo! E mbylla unë…Trualli, e kam me dokumenta tepër të saktë dhe nuk dua, ta di fare dhe kushdo, që ju informon juve, turp t’i vijë!

Gjatë investigimit, Stop mësoi se ngjitur me këtë pallat që po ndërtohet, po legalizohet një objekt fiktiv i ndërtuar me bukë peshku dhe i suvatuar nga jashtë vetëm për t’u dukur si ndërtim.

Kjo do t’i hapte rrugë legalizimit të objektit përmes fotografimit nga sateliti dhe marrjes më pas të lejes së ndërtimit.

/tvklan.al