Raportet e vështira të Ramës me Trump e 21 janarin.

Negociatat e fundjavës në Korcë mes dy ministrave Bushati dhe Kozias përfunduan pa prodhuar rezultat konkret.Presidenca e Donald Trump mbush një vit nga dita e inagurimit të kreut të Shtëpisë së Bardhë. Me këtë rast “Stop” sjell një shikim të vecantë të raportit të pazakontë dashuri-urrejtje të kryeministrit Edi Rama me presidentin Trump: që nga deklaratat, se zgjedhja e tij do të ishte faktkeqësi, e deri te imitimi për fake neës apo kazan, sic e ka shqipëruar Rama konfliktin e Trump me mediat. Edhe dje, si cdo 21 janar, Rama priti në kryeministri familjarët e viktimave të 21 janarit, të cilëve ndër të tjera, zgjodhi t’u shpjegojë reformën në drejtësi…?!

Skandali, i riu me skizofreni 5 muaj në paraburgim pa raport mjekësor.

Besim Kili, një banor i Fushë-Krujës,denoncon në “Stop” problemin e tij të pazgjidhur dhe aspak të lehtë. Besimi tregon, se ka një djalë të diagnostikuar me skizofreni dhe për këtë diagnozë, është shtruar disa herë në spital, ku ka marrë dhe mjekim. Por i biri është bërë i dhunshëm dhe ka arritur derisa të qëllojë të ëmën me thikë.Pas denoncimit në polici, i sëmuri përfundon në paraburgim, ku mbahet në kushte të papërshtatshme për të.Avokati Sabri Karaj, thotë, se i sëmuri duhet të qëndrojë në kushte spitalore, pasi kështu e parashikon edhe ligji. Por prokuroria e Krujës prej muajsh, nuk ka siguruar raport mjeko-ligjor për të riun me diagnozë “skizofren”.Mjeku psikiatër tregon ecurinë e pacientit dhe shpjegon, se ai duhet të qëndrojë vetëm në kushte spitali psikiatrik.Pas interesimit të emisionit “Stop”, prokuroria e Krujës vihet në lëvizje dhe ajo që nuk u zgjidh në 5 muaj, u zgjidh në 2 ditë. Besim Kili falenderon “Stop” dhe tregon, se djali po transferohet në spitalin psikiatrik.

Me dhe pa urë? Po kush ta ndërtojë ama?!…

Pak ditë më parë “Stop” solli pamje të urës së shembur në njësinë e Zallbastarit. Gjatë ditës së djeshme zona është përmbytur nga reshjet e shumta dhe askush nuk ka ndërhyrë për t’u ardhur në ndihmë banorëve. Ndërsa banorët e Trganit kanë gjetur një zgjidhje tjetër: ata janë bërë bashkë dhe kanë nisur ndërtimin e urës, duke parë, që askush nuk ka ndërmend ta bëjë për ta.