Diplomatët tanë urojnë në gjuhë të huaj. Ideja e Dhimitrit?!

Një ditë më parë “Stop” transmetoi përshëndetjen në greqisht të përfaqësueses së konsullatës shqiptare në Selanik. Por sot sjellim një kolazh në shumë, që kanë bërë diplomatët tanë nëpër botë.Kjo është bërë, kur ministrinë e jashtme e drejtonte Ditmir Bushati. Ky i fundit u thirr me emrin “Dhimitri” nga homologu i tij grek Kozias, gjatë vizitës së këtij të fundit në Tiranë në korrik 2015. Sot të dy kanë lënë postet dhe janë zëvendësuar nga kryeministrat e dy vendeve, Rama e Cipras.

Kamera e fshehtë, privatizimi me 1 milionë lekë, që zvarritej prej 25 vjetësh.

Një qytetar ka më shumë se 25 vjet që endet në një proces privatizimi. Por kamera e fshehtë e emisionit “Stop” ka treguar me zë dhe figurë sesi në 5 muaj ai e zgjidh atë, që nuk ka mundur të zgjidhë në 25 vjet, duke paguar nën dorë.

Përmes sekseres Manushaqe Selita, funksionarja e Ministrisë së Financave, Mona Alickaj i thotë qytetarit, se ajo mund ta zgjidhë çështjen me 800 mijë lekë të vjetra, por drejtori i saj kërkon një milionë.

Qytetari – Ça bën? S ia kalon?

Mona – Si u gdhive ti? Si ia çon?

Qytetari – Si dukeni? Mirë ini? Këtu do rrimë, përjashta?

Manushaqja – Hajde, që të vijë dhe ajo aty!

Qytetari – Tani, çfarë veprimi duhet të bëj unë me këtë? Pa më thuaj ti mua, se unë s’di gjë fare!

Manushaqja – Urdhëro?

Qytetari – Çfarë veprimi do bëj unë me këtë kartën? Unë, që do marr nga kjo tani? Çfarë veprimi duhet të bëj?

Manushaqja – Do paguhen lekët e tokës!

Qytetari – Ato paguhen në Elbasan, apo këtu në Tiranë?

Manushaqja – Këtu në Tiranë!

Qytetari – Këtuuu…

Manushaqja – Erdha, erdha, t’i shpjegon ajo të gjitha, se ajo… Të shpjegon të gjitha, bën kontratën, jep gjithë dosjen, kshu dhe do të vete, të ta regjistrojë në Elbasan, pastaj të bashkojë shtëpinë dhe tokën bashkë edhe bën.., e fle mendjen.

Qytetari – Më nxiu jetën, 27 vjet, 27 vjet o burrë,… mmmm.., më nxori nga rreckat.

Manushaqja – Mirë pra! 27 vjet, për 5 muaj ta mbaron.

Qytetari – Rri, dakord! Do e diskutojmë ditë tjetër, të jemi më të qetë! Mars, deri më tani kam ardhur 5 herë, or burrë i dheut! Nga Marsi deri tani…

Mona – Më falni ëëë? Si jeni? Si je xxx? Mirë? Si je? A je mirë? Si kaluat? Si kaluat? XXX mirë?

Qytetari – Mirë!

Mona – U lodhe?

Qytetari – Jo u lodha, por jam bërë kshu teneqe, edhe pa gjumë.

Mona – Tani erdhe?

Qytetari – Para nja 1 ore e gjysmë- 2 kam ardhur.

Mona – Xxxx besoj, ke folur me Manushaqen.

Qytetari – Tani përfundimisht, sa do ngeli? Sa e lamë ne atë ditë me Manushaqen?

Mona – Ne nuk lamë asgjë atë ditë.

Qytetari – Më thuaj ti mua!

Manushaqja – Thuaja vetë, thuaja vetë!

Mona – Kaq të shkon vlera, në shtet.

Qytetari – Kjo është e shtetit.

Mona – Një!

Qytetari – Po ne e lamë, si e lamë tani muhabetin?

Manushaqja – Tani unë, nuk po i përgjigjem unë për atë!

Mona – Unë sinqerisht…, unë do kisha heq dorë fare. Prapë,d.m.th, me luftë të madhe është fut edhe ai plani i rilevimit. Kaq di të them! Kam bërë luftë!

Qytetari – Po ne e premë atë ditë, e premë bashkë.

Manushaqe – Jo, thashë unë, nuk kam prerë gjë. Nuk dihet një herë mbaro punë, një herë me atë, pastaj mbaro punën tonë.

Qytetari – Më fal tani! A më the – “Xxxx 900”? I thashë- “janë shumë” .

Mona – Po!

Qytetari – “Hajde, se po ta bëj 800”!- më tha mua.

Mona – E fola, e fola! Dëgjo Monën! Deri këtu, jemi në rregull!

Qytetari – Po!

Manushaqja – Po, jo! Nuk e bëj unë atë.

Mona – E folëm dhe pak a shumë, shefi, se unë kam thjeshtë njëëë.., nuk është, se janë gjithçka në dorën time dhe shefi ra…

Qytetari – Po!

Mona – Drejtori, jo tha! Për kokën e 2 çunave, që m’u bëftë helm kjo, në e bëftë Mona!

Qytetari – Se unë u përgatita për 8. ( 800 mijë lekë).

Mona – Mona tërhiqet!

Qytetari – Për 8 u përgatita.

Mona – Aq!

Qytetari – Tani, nuk mund të bëjmë luftë në mes të rrugës për 8. Më the 9. Unë thashë: janë shumë. Më the Xxxx, po ta kopsis një 100-she, po ta pres 100-she.

Manushaqja – Nuk i bëj unë ato ore, tashi!

Qytetari – Dakord, moj motër! Dakord!

Saimir Kodra sqaroi me ironi se “qytetari kishte vetëm 900 mijë lekë me vete ia numëron të gjitha në tavolinë…Problemi nuk është që i mori punonjësja, problemi është si t’i mbështillte, me ça t’i mbështillte?”

Kur dorëzohen paratë, mbaron edhe puna, Mona thotë se noterinë do ta paguajë vetë qytetari.

Mona – Të tregoj mesazhin, që i kam bërë unë…,ta tregoj unë , pasi i kam thënë unë dhe kam fol , i kam bërë unë. Ja ta them unë mesazhin! Jo, jo! T’i kemi gjërat…, se tani unë… Për 5 minuta, se jam me shefin, pastaj i kam bërë unë në 8 e çerek. Të thanë gjë për muhabetin e mëngjesit? Unë e mbylla!

Qytetari – Edhe unë erdha, që andej. Ata i kishin me evro. Mora, i theva dhe tani në xhep kam 920 mijë lekë. Ahhh…,kjo pikë e zezë është…

Mona – Rëndësi ka, që mbarove punë xxx! Kjo ka rëndësi!

Qytetari – Do ta rregullojmë! Mos ki merak, se unë nuk të lë në rrugë fare!

Mona – Urdhëro?

Qytetari – Jo! I them kësaj.

Mona – Jo mua, me mu nuk…

Qytetari – 1.2.3.4.5…(numëron lekët).

Mona – Mos i numëro ashtu, mor burrë!

Qytetari – 6,7,8,9,10,11,12,13,14,15,16,17,18,19,20,…….45! Futi me ndonjë qese tani, muhabeti…

Zonja – Mos u nevrikos! Ne shyqyr, që mbaruam punë! Merri, siguroji ata motër! S’kam letër.

Mona – Jo, ma jep mua këtë letrën!

Qytetari – Hiqja letrën asaj! Ma jep mua! Në rregull!

Mona – Dhe shpenzimet noteriale, nuk e di, a të ka thënë Manushaqja, janë të tuat, të kontratës.

Qytetari – Detyrimisht!

Mona – Lekët i merr noteri, s’i marr unë.

Pasi mori 900 mijë lekët, në bisedë e sipër Mona i tha qytetarit se i duhen edhe 100 mijë lekë të tjera që t’ua çojë shefave.

Mona – Unë po e mbaroj me sukses këtë punë, se unë do iki edhe nga kjo punë, do kaloj në një pozicion..

Qytetari – Suksese !

Mona – Faleminderit! Do i mbani dhe sillni dhe 100-cen! Silli ti Manushaqe?

I treti – Jo! Ta paguajë vetë ai!

Mona – Jo, jo! Flas edhe 100-shen, që t’ia çojë!

Qytetari – Po ia jap xxxx, kur të vij nesër kjo aty!

Mona – A po i merr xxxx dhe jepja Manushaqes! M’i sillni 1 milionë më mirë!

Qytetari – Vajti 1 rrumbullak. Unë kujtova, se më ule 100-she.

Qytetari – Unë atë, që jap vetë me dëshirën time, e ke hallall. Ato, që jap me gabzerr, kshu, e ke me kokë poshtë.

Mona – Jo, jo! Faleminderit shumë, po haram e paçin, po ta them! Edhe unë, unë ja … unë bëj punën.

Qytetari – Me një fjalë, ti do dhe 100-ce tjetër, që të vejë 1 milionë komplet?

Po hallall! Do ta bëj do vetë te vëllezërit po patën, do vete te çunat unë aty, po patën ndonjë lek ata, do i bie tani unë, erdha.

Qytetari – Oqi re pedhimo, kur thonë grekët! Urdho motrë!

Mona – Ua kështu m’i dhe?

Qytetari – Nuk kanë lekë të tjera thanë ata çunat. Meri aty tani, plotësoje! Muhabeti është, që unë këtë, do ta mar me vete, se do iki.

Mona – Po ëëë…, nipi nuk do bëj pagesën, pa i thënë unë, kjo është.

Qytetari – E, mirë!

Mona – Mirë! Do lidhet me mua për çdo gjë! Mos e bëj pagesën, pa i thënë unë të lutem, sepse pastaj më del… jo, jo një sekondë! Më del mos përputhje e faturës me autorizimin, sepse del…,po sigurisht me thesarin më del, se autorizimi më del me numër protokolli dhe me vulë dhe po qe kjo para autorizimit, u fika pastaj, nuk mundem.

Qytetari – Po, mirë! Dakord!

Mona – Hajde! Mirupafshim!

U mashtruan për punë në Egjipt, firma borxhilje nuk përgjigjet.

Një grup qytetarësh kanë denoncuar në emisionin “Stop” se janë mashtruar nga firma e ndërtimit “Marko 2” me pronar Artjan Marko, i cili i premtoi punësim në Egjipt. Ata firmosën një kontratë për pagesë mujore 2 500 dollarë dhe do të akomodoheshin në një vilë 3 katëshe.

Punonjësit janë kthyer në atdhe e thonë se firma u ka borxhe, deri në 5 mijë dollarë, por askush nuk u përgjigjet në telefon. Sipas tyre, tani nuk u ka mbetur gjë tjetër veçse të marrin sëpatat e t’i thonë burgut hapu…

“Bëhet fjalë për një firmë ndërtimi me filial këtu në Tiranë, “Marko 2″, me pronar Artjan Marko dhe drejtor Ilir Polo. Kontrata premton se do të shkojmë në Kuvajt dhe Egjipt. Kemi firmosur një kontratë, akt-marrëveshje, në prani të një avokati. Kjo kontratë nuk na është dhënë asnjëherë, as kopje, as më vonë. Na është premtuar që do shkonim do të punonim në një kantier ndërtimi, fillimisht në Egjipt, pastaj mund të shkonim edhe në Kuvajt. Atje kanë marrë një shtëpi, një vilë 3 katëshe ku do akomodonin të gjithë ustallarët dhe punëtorët. Unë do të shkoja atje si inxhinier zbatimi. Pagat ishin goxha të majme, unë e kisha 2500 dollarë. Aty kemi qenë të detyruar të punojmë në kushte të këqija, lekët na i vonuan shumë. Kam punuar 4 muaj gjithsej atje, gjithsej kam marrë 5 mijë dollarë. Duke i kontaktuar vazhdimisht këta persona, na gënjejnë gjithnjë, na mashtrojnë, thonë këtë javë lekët, javës tjetër…”, tregon për mikrofonin e “Stop” një prej denoncuesve.

“Në Egjipt e regjistrova emrin për usta. Vajta më 29 Qershor, e deri sa e mbylli. Ka 3700 dollarë për të më dhënë”, tregon një tjetër.

“Në Egjipt unë kam punuar 3 muaj, në krye të 3 muajve unë nuk kam marrë asnjë lekë. Janë thjeshtë mashtrues. I jam drejtuar Stop-it për këtë problem”, shprehet denoncuesi tjetër.

“Kam vajtur më 5 Gusht në Egjipt, kam punuar 3 muaj. Rrogën e kisha 1200, kam për të marrë 3100 dollarë. Pra për aq ditë sa kam punuar. Nuk na kanë dhënë asnjë mandat, si letër dokumenti. Na kanë thënë do t’i merrni në Tiranë. Kur kam ardhur në Tiranë dhe kam takuar drejtorin më tha në fund të muajit kam për t’i dhënë. Erdhi fundi i muajit, ai as na dha lekë, e ka mbyllur edhe telefonin. I çoj mesazh drejtorit, drejtori asnjë përgjigje”, tregon një tjetër.

Gazetarja e “Stop” sëbashku me denoncuesit u nisën drejt zyrave të kompanisë së ndërtimit “Marko 2”, për të pyetur se përse gjithë kjo kohë e gjatë në dhënien e parave që u takojnë. Por në zyrë nuk ndodhej askush, ndaj e vetmja mundësi ishte kontakti nëpërmjet telefonit. Gazetarja e Stop i ra telefonit, por edhe aty askush nuk u përgjigj.

Përballë kësaj situate, denoncuesit u shprehën: “Tani na ka mbetur të marrim sëpatën e të dalim me sëpatë. Këtë kisha për të thënë unë, t’i themi burgut hapu”.

“Do shkojmë të ankohemi edhe në polici, të paraqitemi”, tha një tjetër.