Stop – Emisioni 103 (sezoni 5)

Stop – Emisioni 103 (sezoni 5)

21:03 22/01/2020

100 vjet parlament, qytetaret behen deputete per nje dite.

Salla e parlamentit u hap sot për qytetarë e nxënës shkollash, në kuadër të 100 vjetorit të parlamentarizmit. Klintoni ishte atje dhe u drejtori shumë pyetje me humor qytetarëve mbi ligjet, që do miratonin, po të ishin anëtarë parlamenti, apo kryeministrin, që do të donin. Gjithashtu vizitorët e parlamentit janë pyetur edhe për vlerën dhe simbolikën e Kongresit të Lushnjes, që shënoi dhe themelin e parlamentarizmit shqiptar.

Skandali/ i semuri mendor mbahet ne burg pa mjekim.

Gjykata e Strasburgut ka dënuar shtetin shqiptar me një gjobë prej 17.500 Eurosh për rastin e Arben Strazimirit, i arrestuar në vitin 2008 për tentativë vrasje me paramendim. Në vendim thuhet, se Strazimiri ishte liruar nga përgjegjësia penale për shkak të problemeve mendore, por mbahej në burg dhe jo në një institucion të kujdesit mjekësor. Rasti, që sjellim sot, flet për një sëmur mendor, Ahmet Gaci, i cili akuzohet për ngacmim seksual, por meqë është i sëmurë, përjashtohet nga gjykimi, dhe mbahet në burgun e Zaharisë.Ai po bën 4 vjet në burg, edhe pse s’ka një vendim gjykate. Ekspertët e gjykatës menduan, që ai të mjekohej në mënyrë ambulatore në shtëpi, por në Martanesh të Dibrës nuk ka mjek psikiatër, ndaj e futën në spitalin e burgut në Zahari.Avokati i Ahmetit tregon, se kjo është shkelje e të drejtave të njeriut, por ndjehet i pafuqishëm, për të cuar në vend drejtësinë për klientin e tij.

Ambasadat shqiptare ne gjume, nuk u pergjigjen ankesave te qytetareve.

Janë të shumta ankesat dhe denoncimet e qytetarëve shqiptarë nëpër botë, lidhur me ambasadat dhe konsullat shqiptare në shtete të ndryshme.Gazetarja e “Stop” provoi të lidhej me ambasadat tona në Londër, Francë, Gjermani,Itali e Greqi. Por zilja e telefonit mbeti pa përgjigje në të gjitha rastet.



Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Grupi