Divjake/ I vjedhin delet dhe e kercenojne, policia mbron grabitesit.

Kemi shkuar në Divjakë, pasi z.Loni Lala, 64 vjec, ankohet, se përvecse i kanë vjedhur dy dele më 2 janar 2021, ai vetë dhe familja ndjehen të kërcënuar prej hajdutëve dhe se nuk kanë gjetur përkrahje nga policia e Divjakës.Vjedhja ka ndodhur nga katër persona në stallën, ku Lala mban bagëti e gjedhë.Gjithcka është e filmuar nga kamera e një biznesi përballë stallës.Loni Lala tregon, se hajdutët kanë shqepur dritaren me tulla, kanë tërhequr zgarën dhe kanë hyrë brenda, ku kanë grabitur delet. Loni thotë, se dy persona i ka njohur dhe janë banorë të fshatit.Në këto kushte është lënë i vetëm nga shteti dhe nga policia. Ai tregon, se ka bërë ankesa në polici, por policia në vend që t’i ofrojë mbrojtje, i është kundërvënë.E bija e Loni Lalës thotë, se është kërcënuar nga vëllai i njërit prej grabitësve, Arsid Janko.Gazetari i “Stop” i drejtohet komisariatit të policisë, ku shefi i Krimeve, në vend që të japë informacion për rastin në fjalë, filmon me celular dhë kërcënon gazetarin me procedim penal, duke e nxjerrë jashtë.

Durres/ Shet libra per te mbajtur familjen me buke, policia e perze.

Leonidha Grëmbi është një qytetar i Durrësit, i cili del pothuajse cdo ditë në shëtitoren e qytetit për të shitur libra. Por mesa duket, për Bashkinë e Durrësit, ky është problemi më i madh.Leonidha tregon, se prej 8 vitesh del në shëtitore, por policia bashkiake e ka ndaluar ta bëjë këtë, madje i kanë thënë, se do t’i bllokojnë librat. Gjithashtu ai tregon, se ka bërë një kërkesë për të shitur si ambulant, por nuk ka marrë asnjë përgjigje. Leonidha shprehet, se me atë punë ushqehet dhe mban fëmijët, ndërkohë bashkia e Durrësit po i heq bukën e gojës.Një prej policëve, që e përze Leonidhën shprehet, se edhe në kullën Eiffel lejohet shitja e librave, por jo në Durrës ama.Ndërkohë në të gjithë qytetin e Durrësit gëlojnë shitësit ambulantë dhe askush nuk i shqetëson.Në bashki na thanë, se Leonidha fillimisht duhet të marrë një nipt si ambulant në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe më pas të plotësojë një kërkesë në Bashkinë e Durrësit, ku duhet të përmbushë disa kritere. Përsa i përket shëtitores Taulantia, aty nuk lejohet shitja, pasi cilësohet si kantier ndërtimi.

Dhuna barbare e nenes ndaj vajzes 3 vjecare, Stop ve ne levizje institucionet.

Dje publikuam një rast rrënqethës të dhunës së një prindi ndaj një të mituri.Dhuna makabre kishte ndodhur rreth 3 javë më parë. Gruaja me iniciale H.A, me origjinë nga Kukësi dhe banim në Durrës kishte shkuar për festat e fundvitit tek prindërit e bashkëshortit në Korcë.Në një moment jashtë kontrollit, gruaja ka kapur për flokësh e përplasur në tokë vajzën e saj 3 vjecare, pasi e mitura i kishte marrë telefonin.Familjarët iu drejtuan policisë së Korcës dhe kjo e fundit e vuri në pranga gruan e dhunshme.Cështja u hetua nga prokurori i Korcës Julian Kristo, i cili kërkoi vetëm 2 vjet heqje lirie për nënën e dhunshme.Gjyqtari Ervin Sulaj e zëvendësoi masën e arrestit me burg në detyrim paraqitjeje, pa seanca psikologu.Emisioni “Stop” do ta cojë deri në fund këtë cështje, që të gjendet një zgjidhje për 3 vjecaren e dhunuar apo edhe për gruan që mund të ketë nevojë për trajtim.