Me urën e Zall Herrit c’patën? Pret Ministrinë e Mbrojtjes.

“Stop” është ndalur në njësinë administrative Zall Herr, në fshatin Pinar, ku ura e këmbësorëve prej 36 vjetësh vetëm arnohet. Ndërkohë prej 6 vjetësh ka nisur ndërtimi i një ure të re.

“Ura është ndërtuar në vitin 1983 dhe për 36 vjet kjo urë vetëm arnohet. Vetëm disa metra nga ura e këmbësorëve, para 6 vjetësh të paktën janë ndërtuar këmbët e një ure të re me tonazh 30 tonë, por vitet kalojnë dhe situata mbetet e njëjtë, ura nuk arrin të përfundojë. Me sa duket, fjalën e fundit e ka Ministria e Mbrojtjes në mënyrë që t’u vijë në ndihmë banorëve të Pinarit, të kalojnë lumin e Tërkuzit dhe të lidhen me njësinë administrative Zall Herr”, tha gazetarja e “Stop”.

“Stop” ka folur me administratorin Zall Herrit, i cili thotë se janë pritje të urës “Bel”nga Ministria e Mbrojtjes.

Administratori: Urës ia kemi bë ato bazamentet, tani jemi në pritje të urës “Bel”nga Ministria e Mbrojtjes, ia kemi bë edhe shkresën. E ka dërguar edhe kryetari i bashkisë shkresën, për ta mundësuar atë urën.

Gazetarja: Urën që janë ngritur edhe këmbët e betonit?

Administratori: Po, po po! Biles edhe përfundimin, ne ia kemi bë para një muaji, një muaj e gjysëm, me ndihmën e banorëve dhe timen, e kemi mundësuar hedhjen e bazamenteve përfundimtare. Dërrasat i kemi ndërruar ne mor, i ka ndërruar bashkia, Ndërmarrja nr 2…,dërrasat e reja komplet.

Gazetarja: Kur pritet që të përfundojë?

Administratori: Tani sapo Ministria e Mbrojtjes të na bëjë të mundur sjelljen e urës. Vetëm për ta vënë është tani, vetëm për ta vënë në vend.

Gazetarja: Mendohet këtë vit?

Administratori: Po, po! Patjetër këtë vit dhe besoj për nja 3 muaj do ta realizojmë.

Makina pa dalje në Muriqan, gjobitet e nuk targohet, Stop zgjidh problemin.

Adnan Xhaferaj, tregon, se vajza e tij jeton në Lukmeburg dhe në verë vjen në Shqipëri.Në vitin 2018, vendosi që makinën, me të cilën udhëtonte, t’ia dhuronte të atit.Por kur shkon për ta zhdoganuar, Adnanit i thonë, që makina nuk ka dalje në vitin 2016, në një kohë, që i njejti automjet ka hyrë e ka dalë edhe në vitin 2017, edhe në vitin 2018.Në agjensinë doganore, i thonë, se problemi është në pikën kufitare të Muriqanit.E njejta përgjigje edhe në Drejtorinë e Kufirit dhe Emigracionit.Pas interesimit të gazetares së “Stop” në pikën e Muriqanit, problemi zgjidhet. Automjetit të Adnan Xhaferajt i hiqet gjoba dhe i vihen targat.

Kodër Lalm, lagjia e re e Tiranës, pa ujë, pa kanalizime e pa ndricim.

Kodër Lalmi, lagjia më e re e Tiranës, në njësinë e Vaqarrit,vetëm 11 km larg kryeqytetit, nuk ka infrastrukturë, që të quhet qytet.Në zonë mungojnë kanalizimet e ndricimi.Specialisti i urbanistikës në njësisë administrative, Erdit Hudhra, shprehet, se janë bërë kërkesa të vazhdueshme ndaj UKT-së dhe bashkisë së Tiranës, por realizimi i projekteve për këtë zonë, varet nga prioritetet e këtyre institucioneve.