“Kryeministri Rama” dhe perpjekja per blerjen e votes se 25 prillit.

Rama i “Stop” rikthehet kësaj radhe në një përpjekje për blerjen e votave të 25 prillit.Klintoni i maskuar si kryeministri shqiptar, është vetëquajtur Ramagjyshi dhe u jep para qytetarëve, në këmbim të votës për zgjedhjet e përgjithshme, që do të mbahen pas 3 muajve.

Ura e Zogut/ Firmat e inerteve shkaterrojne monumentin e kategorise se pare.

Ndalemi në këtë pjesë të emisionit për të folur për Urën e Zogut, një monument kulture i kategorisë së parë.Ura ndodhet mbi lumin Mat dhe që prej vitit 1927, ajo ka shërbyer si një komunikim shumë i rëndësishëm për zonat e veriut.Për shkak të disa faktorëve dëmtues, prej disa vitesh ura nuk shërben më, pra është e mbyllur nga të dyja anët. Vec kësaj, këmbët e urës kanë dalë në sipërfaqje, pasi subjekte të ndryshme ndërtimi kanë grryer inerte në lumë, duke shkaktuar këtë dëm shumëdimensional.Zef Kola, një mësues në profesion dhe njohës i mirë i historisë së urës, tregon, se është bërë 70 vjec dhe nuk i ka parë ndonjëherë këmbët e urës. Sipas tij, është marrë shumë zhavorr dhe është ulur shtrati i lumit.Është vendosur edhe një digë për kanalin vaditës. Barriera ka ndryshuar rrjedhën e lumit.Ne i drejtohemi Drejtores së Institutit të Monumenteve, Arta Dollani, e cila thotë, se inspektorët kanë shkuar menjëherë pas sinjalizimit nga pushteti lokal dhe kanë bërë një inspektim të hollësishëm të të gjithë problematikës së urës. Ka carje të rrugës dhe çedim të njërës prej këmbëve. Sipas zonjës Dollani, ura ka nevojë për një pjesëmarrje të shumë disiplinave për hartimin e një projekti, që të ndërhyhet.

Mamurras/kthehet nga Franca, femija 2 vjec nuk figuron askund.

Jemi ndalur në Mamurras, pasi problematika, që shqetëson familjen Hani, është mosregjistrimi i fëmijës së tyre tashmë 2 vjec, i cili ka lindur në Francë.Pashk Hani tregon, se djali i tij prej dy vitesh jetonte në Francë. Në 3 mars 2019 lindi një djalë. U kthyen nga Franca dhe kërkuan të regjistronin fëmijën, por në dokumenta nuk kishin vulën apostile. Pashku thotë, se fëmija është tashmë dy vjec dhe nuk ka bërë asnjë vaksinë. Ne ijemi drejtuar Bashkisë Mamurras dhe aty na thuhet, se nuk ka zgjidhje nga Drejtoria e gjendjes civile për këto raste, por është vetëm një shoqatë, që i bën veprimet falas.