Nga vizat amerikane në rampat e munguara në Durrës.

Ambasada amerikane njoftoi, se u revokoi vizën disa prokurorëve dhe gjyqtarëve. Nga ana tjetër viktima e parë e vetting-ut është prokurori i Krujës Sulejman Tola, që për pak muaj mbush moshën e pensionit.Flamur Bala është një person me aftësi të kufizuara në qytetin e Durrësit. Ai bën apel për shtimin e rampave në qytetin bregdetar, pasi fatin e tij kanë edhe 750 invalidë në Durrës.

Divorci i qytetarit nga Fieri, peng i letërkëmbimit me Australinë.

Adnand Sinaj është një qytetar nga Fieri, i divorcuar me ish-bashkëshorten, një shtetase nga Australia. Ai ka ndërtuar një familje të re, që nuk mund ta legalizojë, për shkak të pengesave burokratike. Është ndarë në gjykatën e Fierit në 1 korrik 2015, por vendimi i gjyqit nuk shkon në zyrat e gjendjes civile. Gazetarja e “Stop” kërkoi shpjegime në kancelarinë e gjykatës, ku mori “sqarimin e hollësishëm”, se divorci përfundimtar i Adnand Sinajt është peng i letërkëmbimit të ministrisë sonë të drejtësisë me atë australiane…?!

Kronikë më e zgjeruar:

Adnand Sinaj është një qytetar nga Fieri i ndarë nga ish – bashkëshortja e tij e parë, një grua nga Australia. Ai ankohet në emisionin “STOP”, pasi nuk po gjen një zgjidhje për të marrë divorcin me këtë shtetase. Ai ka ndërtuar një familje të re, që nuk mund ta legalizojë për shkak të pengesave burokratike. Është ndarë në Gjykatën e Fierit në 1 korrik 2015, por vendimi i gjyqit nuk shkon në zyrat e Gjendjes Civile.

Para shumë kohësh kam bërë një martesë me një shtetase australiane. Për shumë arsye unë vendosa të bëj ndarjen në gjykatë. Në 2015, gjykata vendosi ndarjen e kësaj martese, por që nga ajo kohë unë ende figuroj i martuar në dokumentat në Gjendjen Civile. Unë kam krijuar një jetë të re dhe më ka hapur shumë probleme më familjen time dhe të nuses. 

Duke qenë se je në martesë, nesër mund të lindësh edhe fëmijë. E ke menduar sesi do të regjistrohet ky fëmi?

Nuk e di! Për këtë arsye iu drejtova edhe emisionit “STOP”, sepse këtu nuk po gjej dot një rrugëzgjidhje në Gjykatën e Fierit. 

Po çfarë të thonë?

Nuk ka ardhur një letërnjoftim nga Australia, nuk është njoftuar personi në fjalë, që gjyqi është bërë dhe kam marrë ndarjen.

Nënpunësi i Gjendjes Civile shprehet se vendimi nuk i ka ardhur ende që ta vë atë në zbatim.

Nuk më ka ardhur vendimi, që ta zbatoj. Vendimet duhet të më vijnë zyrtarisht. Është hera e parë që mua ky vendim më bie në dorë. 

Domethënë nuk jeni njohur më përpara?

Absolutisht jo! Ky është zotëria dhe ky figuron ende i martuar. Po të më vijë vendimi i gjyqit nuk do ta mbaj unë të martuar me pahir.

Gazetarja e “Stop” kërkoi shpjegime në kancelarinë e Gjykatës, ku mori “sqarimin e hollësishëm”, se divorci përfundimtar i Adnand Sinajt është peng i letërkëmbimit të ministrisë sonë të Drejtësisë me atë australiane.

Kam në dorë një vendim të datës 02.07.2015, për një ndarje martese nga zoti Adnand Sinaj me një shtetase australiane. Pse ky vendim nuk ka shkuar akoma në zyrat e Gjëndjes Civile sepse edhe në certifikatën familjare zotëria figuron i martuar? 

Gjatë kësaj kohe, që zotëria ka qenë në zyrat e gjykatës unë kam qenë me leje lindje. Jam interesuar për dosjen në fjalë dhe komunikimi i këtij vendimi bëhet nëpërmjet letër- porosisë drejtuar autoriteteve austaliane të drejtësisë. Një letër e tillë është dërguar dhe ne jemi në pritje. 

Po sa do të zgjasi përgjigja? 

Zonjë këto vijnë nga autoritetet e huaja. Kjo është dosja dhe këtu janë të gjitha dokumentet dërguar autoriteteve të huaja

.

“Stop” dhe Albtelekom pranë familjeve në nevojë.

Emisioni “Stop” së bashku me Albtelekom shpërndajnë ndihma për familjet në nevojë. Gazetarja e programit së bashku me Rudina Kurtin, asistente ekzekutive në këtë kompani kane shkuar në Shënkoll të Lezhës, në familjen e të vesë Marjana Kqira me 4 fëmijë.Më pas ndihma janë shpërndarë edhe në familje të tjera si në Vorë për Valentina Koron, Matilda Sadikun, Juela Metën etj.