STOP – EMISIONI 107 (SEZONI 2)



STOP – EMISIONI 107 (SEZONI 2)

21:00 30/01/2017

Nga bllofi i PD-së së Lulit- tek lumi i akuzave të Manjanit.

Maqedonia fqinje dështoi në formimin e qeverisë së re dhe do të shkojë sërish në zgjedhje. Por mediat e Tiranës raportuan mbrëmë, se marrëveshja Gruevski-Ali Ahmeti u arrit. Ky lajm i pasaktë “zyri në kurth” Partinë Demokratike, e cila përmes një deklarate zyrtare, nuk e fshehu kënaqësinë dhe urimin për qeverinë e re të Shkupit. Ministri i drejtësisë Ylli Manjani u shkarkua mëngjesin e sotëm nga kryeministri Rama. Në daljen e fundit në këtë post, Manjani rreshtoi një sërë akuzash të forta ndaj qeverisë dhe të parit të saj, Edi Rama.

Skandali i noteres Kokona, shet shtëpinë pa pëlqimin e pjesëtares.

Nermine Aliu është një grua në moshë e divorcuar nga bashkëshorti. Ajo tregon, se noterja Lindita Kokona ka shitur shtëpinë, që kishte me ish-bashkëshortin,pa i marrë pëlqimin dhe firmën asaj. Vendimi i gjykatës e ka zhbërë aktin e shitjes, por zonja ende nuk ka mundur të marrë atë, që i takon.Gazetarja e “Stop” shkon bashkë me Nermine Aliun te zyra e noteres, por përballet me një “surprizë” të pakëndshme, dhunën verbale dhe sjelljen joetike të bashkëshortit të noteres, Shkëlqim Kokona, që “rastësisht” është prokuror…

Kronikë më e zgjeruar:

Emisioni “STOP” që transmetohet në Televizionin Klan nën moderimin e Saimir Kodrës dhe Gentian Zenelajt solli këtë të hënë skandalin e një notereje, e cila ka shitur pronën pa firmën e pjestares së familjes. Bëhet fjalë për Nermine Aliu, e cila është një grua në moshë e divorcuar nga bashkëshorti. Ajo tregon, se noterja Lindita Kokona ka shitur shtëpinë, që kishte me ish – bashkëshortin, pa i marrë pëlqimin dhe firmën asaj. Vetë zonja Nermine tregon se këtë problem e ka çuar edhe në gjykatë ku, vendimi i gjykatës e ka zhbërë aktin e shitjes, por zonja ende nuk ka mundur të marrë atë, që i takon.

Quhem Nermine Aliu nga Tirana. Iu drejtova emisionit “STOP” për një problem. Kam një vajzë 26 vjeçe prej një martese 27 vjeçare. Në nëntor të 2016 – ës me ish – bashkëshortin bëra një divorrc, mirëpo problemi nuk qëndron këtu. Para 5 viteve kemi patur një banesë me ish- burrin dhe vjehrrën, pra gjysmën e kishte vjehrra dhe pjesën tjetër ne. Kur ajo vdiq ia la testamentin djalit. Gjatë këtyre 5 vjetëve ish – burri ka bërë shitje të pjesën tjetër pa praninë time me një notere Lindita Kokona. Kur u shit shtëpia unë ngela në rrugë dhe këtë problem unë e ndoqa me gjykatë. 

Çfarë vendosi gjykata?

Gjykata vendosi me kontratën e shitjes së noteres Lindita Kokona vendosi që më datën 21.10. 2013 e shpalli të pavlefshme. 

Pra pranoi kërkesë – padinë tuaj?

Po. Duke patur kontestime gjykata mori çështjen në rigjykim dhe shpalli pot ë njejtin vendim.

Për të vijuar me këtë problem të Nermine Aliut, gazetarja e “STOP” shkon bashkë me të,  tek zyra e noteres, por përballet me një “surprizë” të pakëndshme, dhunën verbale dhe sjelljen joetike të bashkëshortit të noteres, Shkëlqim Kokona, që “rastësisht” është prokuror.

Takimi me noteren Lindita Kokona

Gazetarja – Si mund të shitet një shtëpi pa aprovimin, pa dijeninë e zonjës?

Noterja – E kishte nga e ëma…

Gazetarja – Po, por jo të gjithë shtëpinë. Gjysmën e shtëpisë kishte.

Noterja – Do ta verifikoj dhe të shikojmë…

Gazetarja – Tani, çfarë të verifikohet, kur unë kam dy vendime gjykatash, në 2013-tën dhe në 2016-tën?

Noterja – Për çfarë?

Gazetarja – Që nxjerrin të pavlefshme, e shfuqizojnë këtë kontratë shitblerjeje?

Noterja – Po.

Prokurori – Pse e intimidon ti? Pse e intimidon ti? Më fal, që po ndërhyj, pse e intimidon noteren ti? A je gazetare?

Gazetarja – Po.

Prokurori – Unë jam Prokuror.

Gazetarja – Shumë bukur!

Prokurori – Jam bashkëshorti i saj, pse e intimidon?

Debati me Prokurorin Shkëlqim Kokona

Gazetarja – Nuk është fjalë shqip dhe nuk e kuptoj!

Prokurori – E kupton shumë mirë ti, se je me arsim të lartë!

Gazetarja – Nuk e kuptoj “intimidon”. Eshtë italisht intimidon ë…

Prokurori – Po lëre tashi, mos më trego italisht mua…

Gazetarja – Po mirë pra! Nuk kam ardhur për juve, kam ardhur për noteren.

Prokurori – Dëgjo, dëgjo, çfarë të them unë ty…

Gazetarja – Unë kam një vendim gjykate. Meqenëse ju qenkeni prokuror, kam një vendim gjykate.

Prokurori – Po lëre atë, moj!

Noterja – Më lër mua këtë (kopjen e shitblerjes), ta verifikoj. Hajde ndonjë ditë tjetër.

Prokurori – Se qenke “STOP” ti…

Gazetarja – Po, normal.

Prokurori – Më çahet koka mua për “Stopin” tat…

Gazetarja – Kam dy vendime gjykatash. Të lutem i nderuar!

Prokurori – Na jeni bërë si…, si…

Gazetarja – Si jemi bërë?

Prokurori – Gallata…

Gazetarja – Unë kam një vendim Gjykate këtu, meqenëse jeni dhe prokuror…zonjës i kanë pranuar kërkesë-padinë…

Prokurori – Ajo po të sqaron. Ajo po të thotë, t’i verifikoj pra.

Gazetarja – Absolutisht, e ka nxjerrë të pavlefshme këtë(aktin noterial).

Prokurori – Mbylle, moj ti! Se s’je juriste ti.

Gazetarja – Këtë vendim e kam marrë nga gjykata.

Prokurori – Po lëre, moj atë…

Gazetarja – Unë shoh, çfarë ka vendos gjykata.

Prokurori – Mos bëj debat kot, ajo po të…një minutë, ajo po të…

E bija – Mos bëj interpretim, je gazetare.

Gazetarja – Jo më, s’bëj interpretim.

E bija – Sill dokumentat dhe…

Gazetarja – Po, shumë bukur!

Prokurori – A i kërkove sqarime? Do ta verifikojë, do ta sqarojë.

Gazetarja – Kur bëhet një kontratë shitblerjeje, noteri vetë mban një kopje, sa për informacion.

E bija – Po e mban moj, por e ka në arkivë. E kupton?

Gazetarja – Po dakord! Unë i di të gjitha rastet e mia, që i trajtoj!

Noterja – Do ta verifikoj dhe do të vish të më pyesësh pastaj.

Gazetarja – I nderuar, unë jam me zonjën, nuk jam me juve. Kam ardhur për zonjën… o zotëri, kam ardhur për zonjën këtu.

Prokurori – Çfarë je ti ore, a e kupton…

Gazetarja – Kam ardhur për zonjën.

Prokurori – Ti s’ke etikë.

Gazetarja – Kam ardhur për zonjën.

Prokurori -Ti nuk je gazetare, e merr vesh apo jo…

Gazetarja – S’ka problem.

Prokurori – Ja, po ndërhyj, ja po të them unë…

Gazetarja – S’ka problem, nuk ka problem.

Prokurori – Se të bëj atë, që s’ta merr mendja ty edhe Stopit tat…!!!

Gazetarja – Çfarë do më bësh ti mua?

Prokurori – A e kupton apo jo?

Gazetarja – I sigurtë je?

Prokurori – I sigurtë, shumë i sigurtë.

E bija – Mjaft, o mjaft! O ba…mjaft, ore.

Prokurori – 1 e 50, po na intimidon ti…?!

Gazetarja – Si, si?

Prokurori – Edhe “Stopi” jot!

Gazetarja – Juve po dilni në ofendime. Jo, po dilni në ofendime.

Prokurori – Ik, ore tashi, çfarë ofendimesh…!

Kryetari i Dhomës së Noterëve në Tiranë, Artan Treska shpjegon se procedura e shitjes së një banese në bazë të kodit të ri të familjes duhet të kryhet nga të dy kryefamiljarët.

“Procedura për shitjen e kësaj prone, duhet të merret miratimi nga bashkëshortja në bazë të kodit të ri të familjes. Kodi i vjetër i familjes, ai i vitit 1997 nuk i ndante mënyrat e përfitimit të pronësisë dhe hynin të gjitha në pasuri bashkëshortore.”

 

Pobrat, probleme me dëmshpërblimin e të prekurve nga tërmeti i 2010-ës.

Banorët e Pobratit në Elbasan ankohen për dëmshpërblimet nga tërmeti i marsit 2010, që dëmtoi 14 shtëpi. Paratë janë dhënë me shumë vonesë, pas 7 vjetësh dhe sipas tyre, janë të pamjaftueshme.Shtëpia e Gëzim Pepës nuk është futur fare në listën e dëmshpërblimeve. “Stop” ndjek shqetësimin e banorëve dhe konstaton, se Shërbimi Gjeologjik Shqiptar, e ka bërë me 2 vjet vonesër vlerësimin e kushteve gjeologo-inxhinierike…




Të ngjashme