“Stop” siguron vaksina anticovid e ua injekton qytetareve.

Mbrëmë në Shqipëri mbërriti një sasi vaksinash nga kompania Pfizer dhe kryeministri Rama dhe drejtues të shëndetsisë morën sot dozën e dytë të vaksinës.Klintoni ka dalë si infermier nëpër Tiranë dhe ka tentuar të vaksinojë banorët e kryqytetit. Nuk mungojnë përgjigjet e reagimet me humor nga ana e qytetarëvë, disa prej të cilëve janë të gatshëm të bëjnë vaksinën e të tjerë ngurrojë.

Rasti Tire/Mesazhet: Te hengsha m…me jep pak uje, se po me dridhet trupi!

Prej kohësh drejtues të shtetit e shëndetsisë janë angazhuar të tregojnë, sesa të mira janë kushtet në spitalet Covid.Në kronikat e shpërndara nga makineria e propagandës shtetërore shfaqet personel mjeksor i përkushtuar dhe pacientë të kënaqur nga shërbimi. Por “Stop” ka sjellë së fundi një realitet tjetër.Pak ditë më parë transmetuam rastin e infermieres së spitalit Infektiv, Ronida Hysa, që grabiti paratë dhe kartën bankare të një pacienti, që ndërroi jetë në këtë spital. Po kështu ishte i bujshëm edhe rasti i sanitares së spitalit “Shefqet Ndroqi”, Tire Alldervishi, që merrte para nga vajza e një pacienteje, për t’i shërbyer të sëmurës. “Stop” ka siguruar mesazhet e të ndjerës, që i përgjërohej Tires për bukë e ujë, pasi kishte bërë edhe insulinën.

Solidariteti/Shqiptare nga e gjithe bota sigurojne age per Sabri Ceken.

Rasti i Sabri Cekës nga Elbasaniështë i njohur nga të gjithë. Teksa shteti nuk ia mundësoi aget e domosdoshme, që ai të marrë medikamentet për hemofilinë A, zemërgjerësia e shqiptarëve i siguroi atij age për plot 2 vjet.Ne shkuam t’i dorëzojmë dy pakot e radhës.Njëra prej tyre erdhi nga Franca me dhuruese Lada Remila dhe tjetra nga një shqiptar tjetër jashtë atdheut.Sabriu falënderoi dërguesit dhe të gjithë shqiptarët, që, sic thotë ai, e kanë vënë dorën në zemër për të.