Thirrja e Bashës për protestën e 16 shkurtit/ mbikqyrje të burgosurve.

Kreu demokrat Basha ka nisur turin e takimeve nëpër rrethe dhe ka kërkuar që në 16 shkurt, në protestën e thirrur nga opozita, populli të rrethojë tradhtinë, hajdutërinë e pashpirtësinë e të tregojë, se Edi Rama ka rënë.Nga dita e sotme nis një regjim i ri për të burgosurit e rrezikshëm. Ata do të izolohen nga kontaktet me jashtë burgut dhe do të mbikqyren 24 orë, për të shmangur veprat kriminale të komanduara nga qelitë.

Skandali në burgun e Rrogozhinës, punonjësit grabisin të burgosurit.

Xhelo Kumria ka vuajtur dënimin për “armëmbajtje pa leje” në burgun e Rrogozhinës në vitet 2014-2015. Gjatë kësaj kohe e vizitonin familjarë e të afërm, duke i dhënë dhe para, të cilat i ka kursyer e i ka mbajtur në arkën e burgut. Po prej 4 vjetësh nuk arrin të marrë paratë e veta në shumën e 540 mijë lekëve të vjetra.

Xhelo Kumria- Kam qenë i dënuar nga viti 2014 deri në vitin 2015 për armëmbajtje pa leje. Fajet e mija nuk diskutohen, ligjet janë ligje. Gjatë kësaj kohe familjarët e mi vinin në takim dhe më dërgonin të ardhura sipas mundësisë së tyre. U bë një shumë parash sa unë nuk mund ti shpenzoja të gjitha dhe kur u lirova kërkova paratë e mija, por më thanë se nuk ka para tek arka. Ngelën 540 mijë Lekë. Unë kam këtë dokument dhe e vërtetoj që kam pasur këto Lekë. Jam interesuar dhe më kanë thënë që nuk ka para arka.

Gazetarja- Kanë humbur vetëm paratë e tua, apo e kanë këtë problem edhe të burgosurit e tjerë?

Xhelo Kumria- Ishin dhe të dënuar të tjerë që e kanë këtë problem. Kam 4 vite që jam interesuar dhe nuk kam arritur që të zgjidh këtë problem. Erdha tek ju. Ky rast është një vjedhje e pastër, paratë janë vjedhur nga vetë institucioni i burgut, është një vjedhje e pastër shtetërore.

Për rastin në fjalë emisioni “Stop” ju drejtua burgut të Rrogozhinës, ku komunikoi me punonjësin dhe i dorëzoi dokumentacionin.

Gazetarja- Unë jam Odeta, gazetare nga emisioni “Stop”.

Punonjësi-Po!

Gazetarja-Përshëndetje!

Punonjësi- Përshëndetje!

Gazetarja- Si kalove? Kam ardhur për rastin e një qytetari, që ka pas qenë i burgosur në burgun e Rrogozhinës. Ka kryer dënimin dhe gjatë kësaj kohe, familjarët i sillnin ato të ardhurat e tyre, që t’i menaxhonin. Disa i shpenzonin të gjitha, disa të tjerë kishin kursimet e tyre.Sipas këtyre vërtetimeve, domethënë në arkë ka 500 mijë lekë të vjetra. Pyetja jonë është: Cfarë është bërë me këto 500 mijë lekët?

Punonjësi-Nuk jap dot asnjë lloj përgjigje. Të flas me eprorët e të them!

Gazetarja-Rrofsh! Ato pastaj m’i kthe! Viji në dijeni dhe më thuaj një përgjigje!

Pas komunikimit me gazetarë, punonjësi diskutoi me personat përgjegjës.

Punonjësi-Shiko tan! U konsultova me shefin e financës edhe më tha, këta janë në proces gjyqësor.

Gazetarja-Po mirë, kush mban përgjegjësi, se unë e kuptoj, që çështja ka vajtur në proces gjyqësor?

Punonjësi-Nuk mund të flas dot më!

Gazetarja-Ka arkë burgu i Rrogozhinës sot?

Punonjësi-Nuk mund të flas dot! Nuk flas dot!

Gazetarja-Se i qëllon ndonjërit të futet në burg dhe të humbë lekët.

Punonjësi-Nuk të sqaroj dot më tepër! Kaq!

Gazetarja-Si tek Sudja, Xhaferri…,çfarë kanë qenë këto..

Punonjësi-Të lutem!

Gazetarja-Ok, mirupafshim! Faleminderit

Faji mbetet jetim edhe në këtë rast. Edhe pse institucioni i burgut është një institucion i rëndësisë së veçantë megjithatë emisioni “Stop” e realizoi një kamerë të fshehtë me financën aktuale.

Ekonomisti i burgut, thotë në një video-regjistrim, se arkëtarët, që kanë vjedhur paratë janë shkarkuar dhe janë në gjyq, por sot arka nuk ka para, për t’ia kthyer Kumrisë.

Shefi i Financës- Ti ke pasur 500 e ca mijë Lekë. Unë nuk kam asnjë lek aty, se unë kam një vit, që kam ardhur këtu.

Qytetari- Gjynah o burrë, u bë 4 vjet!

Shefi i Financës-Ore, nuk është vetëm ky. Janë shumë veta! Tani, nuk ka më arkë të dënuarish. Ata personat janë në gjyq, që janë përgjegjësit e arkës, që kanë qenë përpara. Këto përshembull…

Qytetari-Gjyq kundër personave, arkëtarëve më parë.

Shefi i Financës-Më duket, se kanë fitu ata! Po të them edhe këtë!

Qytetari-Arkëtarët?

Shefi i Financës-Me çfarë kam dëgjuar!

Qytetari-Të tjerët kanë nga 10 mijë lekë, nga 15, po unë kam një shumë të madhe. Unë kam fëmijët pa bukë!

Shefi i Financës-Po çfarë të bëj unë? Unë s’kam lekë!

Qytetari-Ku të drejtohemi të paktën, o burrë?!

Shefi i Financës-Tek Drejtoria e Përgjithshme

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve thonë, se duhet pritur vendimi i gjykatës, për të parë, se çfarë do të bëhet me shumën e grabitur në burgun e Rrogozhinës.

Specialistja- Pasi u mor vesh që vjedhja, domethënë, janë shkarkuar nga puna dhe Burgu Rrogozhinë dhe Drejtoria e Përgjithshme, ka bërë padi dhe është në proces gjyqësor.

Gazetarja- Kush e mban përgjegjësinë?Institucioni nuk ka fonde tu kthejë paratë?

Specialistja-Derisa të përfundojë procesi, që cfarë vendimi do të japi gjykata, ne nuk mund të bëjmë asnjë gjë, se ju thashë, kjo arkë nuk është vjedhur brenda ditës, sistematikisht brenda dy vjetëve, është vjedhur!

Gazetarja- Ku ishte auditi këto dy vite? Mund ta kishte parandaluar.

Specialistja-Nga pak e nga pak.Nga pak e nga pak, është bërë vjedhja. Specialistja-Po tashi gjykata e zgjidh, kush do ta zgjidhi?!

Specialistja-Po, po, po!

Gazetarja: Neve Gjykatat i kthemi kthyer në trend, shkojmë për çdo gjë dhe ta zgjimin në gjykatë. Çfarëdolloj gjëje që do të vendose Gjykata, dhe ata do të dënohen, por zotëria nuk kërkon dënimin e tyre, por lekët e tij si dhe atyre të burgosurve të tjerë që ju janë vjedhur lekët.

Specialistja-Padiskutim, që do t”i kthehet! Padiskutim, që do i kthehen!

Duke qenë se çështja është në proces gjyqësor do të vendosë Gjykata dhe pas përfundimit të gjithë procesit gjyqësor do të diskutohet kthimi i shumës së vjedhur të ish të dënuarve të burgut të Rrogozhinës.

Shkolla profesionale “Karl Gega”, nxënësit pa bursa e pa ngrohje.

Rreth një muaj më parë, emisioni “Stop” në Tv Klan trajtoi problematikën e mosmarrjes së bursave nga nxënësit e shkollës së mesme profesionale “Gjergj Canco”.

E njëjta gjë po ndodh edhe me nxënësit e shkollës së mesme të ndërtimit “Karl Gega”. Në këtë shkollë, nxënësit nuk kanë bursat dhe kjo për shkak të moskoordinimit mes institucioneve. Kjo për shkak se shkollat funksionojnë me vit akademik, pra nga Shtatori në Qershor, ndërsa Ministria e Financave me vit kalendarik.

Nxënësit thonë se bursat i marrin gjithmonë në fund të vitit akademik. Kurse nëndrejtoresha e shkollës, Orgesa Hoxha thotë se shkresa i ka vajtur Ministrisë së linjës dhe bashkisë, dhe tani çdo gjë është në dorën e këtyre institucioneve.

“Ne dërgojmë një listë paraprake që është në Shtator për nxënësit që do përfitojnë bursën për vitin shkollor 2018-2019. Numri nga viti i dytë deri në vitin e katërt është 244. Kurse për nxënësit e vitit të parë, duke parë sa larg janë, rreth që vijnë, sepse ka kritere, kemi menduar 198 për vitin e parë. Vendimi që ka dalë në datë 26.12.2018 na ka ardhur dje me postë. Në datën 18 është lënë afati i fundit i listës bashkë me dokumentacionin përkatës të çdo nxënësi për të përfituar bursën. Për pjesën e fondit kur do dali dhe si do dali, nuk kemi një përgjigje konkrete dhe zyrtare”, shprehet nëndrejtoresha.

Por, përveç bursave, gazetarja e “Stop” vuri re se në këtë shkollë nxënësit përballen edhe me mungesën e ngrohjes dhe të dritave.

“Nuk ka as ngrohje, as drita. Duhet të rregullohet sistemi i ngrohjes, edhe dritat gjithashtu. Ndonjëherë edhe kemi pezulluar mësimin, nuk kemi kushte për të shkruajtur. Kemi këto kaldajat e vogla, por nuk ngrohin shumë. Sistemi i ngrohjes në shkollën tonë duhet përmirësuar”, thotë nxënësit.

Ndërsa nëndrejtoresha shprehet se sipas rregullores, kaldaja ndizet nga mesi i muajit Nëntor deri në Shkurt 4-5 orë në ditë.

“Na ka ardhur një ligj që thotë nga data 15 Nëntor deri në 28 Shkurt, mesatarja e orëve për të cilat vihet në punë kaldaja është 4-5 orë në ditë, duke u ndezur 1 orë para fillimit të mësimit”.

Sa i përket mungesës së energjisë elektrike, nëndrejtoresha thotë se ky problem po zgjidhet, pasi ditën që gazetarja ndodhej në atë shkollë, aty ishin edhe punonjësit e OSHEE-së.

“Për pjesën e dritave kanë ardhur personat përgjegjës të OSHEE. I ke poshtë, mund t’i takosh dhe mund të flasësh”.