Stop – Emisioni 11 Korrik 2023 (Sezoni 8)
Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.
Fjalëkalimet në rrjetet sociale, përdoret emri i të dashurës, mamit e qenit
Telefoni dhe rrjetet sociale janë të pashmangshme në kohën që jetojmë. Ne kemi pyetur qytetarët për kodet, që përdorin për facebookun apo instagramin. Disa përdornin emrin e qenit, të mamit, apo qytetit. Thuajse të gjithë të intervistuarit i kanë treguar fjalëkalimet.Një e re, që ishte në krah të partnerit të saj, u shpreh mirënjohëse, që arriti t’ia mësojë fjalëkalimin, bashkëshortit.
Gjyqtari dënon qytetarin për mosjustifikim pasurie, bllokon dyqanet e të tjerëve
Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka udhëtuar drejt Vlorës për rastin e Bebeka Xhaxho, e cila ankohet se prokurori Albert Kuliçi dhe gjyqtari Hektor Sinanaj kanë marrë vendimin që djali i saj të vuajë 5 vjet burg, pasi nuk justifikon dy dyqane me vlerë 85 000 Euro.
Por si është historia? Gjithcka nis në vitin 2017 kur prokurori Kuliçi dyshoi se pasuritë e familjes Xhaxho ishin siguruar nga veprimtaria kriminale e djalit në shtetin grek që shumë vite më parë.
Djali, për shkak të përfshirjes në aktivitete të paligjshme u dënua dhe vuajti një dënim prej 2 vjet e gjysmë në Greqi. Për këtë shkak, prokurori kërkoi sekuestrimin e pasurive të familjarëve të tij pas shumë vitesh. Në 2020 pasuritë u vunë në sekuestro.
Në 2023-shin, me vendim të gjyqtarit Hektor Sinanaj, Shkalla e Parë Vlorë, hoqi sekuestrot për të gjitha pasuritë e tjera, pasi u vërtetua se ishin siguruar nga burime të ligjshme, por la në sekuestro vetëm 2 dyqane dhe 5 vjet burg për djalin, për shkak të mosjustifikimit të tyre.
Dy dyqanet në fjalë, janë porositur vërtet nga familja Xhaxho në vitin 2006 me anë të një kontrate kapari me ndërtuesin, por nuk u blenë kurrë. Madje,në Kadastër ato u përkasin 2 personave të tjerë, për të cilët janë kryer kontratat përkatëse të shitblerjes.
Denoncuesja: Jam jashtëzakonisht e shqetësuar, ky problem ka të bëjë me një gjykim të Gjykatës së Vlorës që unë e konsideroj 100 për qind të padrejtë. Bën fjalë për djalin tim i cili në vitit 1999, duke qenë në emigrim ne, për një shkelje ligjore që bëri, u dënua 5 vjet. Nga këto 5 vjet, bëri 2 vite e gjysëm. Tani, në viti 2017, Prokuroria e Shkallës së Parë Vlorë na thërret dhe na thotë që ju kemi vënë nën sekuestro komplet pasurinë tuaj pasi ju duhet që t’i justifikoni pasuritë tuaja. Në 2020-ën na thirrën në prokurori. Prokuroria hapi dosjen dhe vajtëm dhe u ankuam tek prokurori dhe nuk na priti që ta na gjykonte. Jam duke folur për prokurorin Albert Kuliçi, m’u duk shumë arrogant. Në 2020-ën nisën seancat gjyqësore, janë bërë gjithsej 22 seanca. Një hyrje e kemi këtu tek “Xhogla”, 77 metra katrorë, dhomë e kuzhinë, një hyrje është e vajzës 77 metër katrorë dhomë e kuzhinë, kemi një ndërtesë në Nartë që e ka fituar burri nga reforma, 400 metra tokë dhe një shtëpi në Tiranë. Në fund u vërtetua se që 8 këto pasuri, 6 pasuri na u liruan komplet, iu vë sekuestroja.
Gazetari: 2 prej pasurive janë 2 njësi tregtare, këto 2 dyqanet në zonën e Lungomares.
Denoncuesja: Këto 2 dyqne figurojnë të sekuestruar dhe të konfiskuar, gjasme djali im ka bërë pastrim të produktit të veprës penale. Kur blemë këto hyrjet në vitin 2006 thamë se mbase i plotësojmë dhe prenotuam me kontratë kapari të dy këto dyqanet duke paguar pronarit të pallatit 1 mijë Euro si kapar që ky t’i mbante. Ne do të ishim blerësit e ardhshëm. Ne nuk e realizuam sepse nuk kishim para. Tani, a ka mundësi që në 85 mijë Euro që bën vlera e këtyre 2 dyqaneve, unë me 1 mijë Euro, unë ta realizoj blerjen? Pse në kontratat e tjera që kam blerë shtëpitë thotë “u ble”. Kur se unë me kapar, si e blej unë këtë? Prokurorit i kërkonim që ta verifikonte vetë se kujt i përkisnin këto dyqane.
“Stop” arrin të kontaktojë me gjyqtarin Sinanaj, por ky i fundit, nuk jep shpjegime për çështjen.
Gazetari: Z.gjyqtar! Si jeni? Mirë? Z.Sinanaj, a mund t’ju pyes për problemin e zonjës Bebeka, ju lutem?
Hektor Sinanaj, gjyqtar: S’kam kohë, se do vete në gjyq.
Gazetari: Tani, për respektin tonë! Ju keni marrë një vendim në datën 11 Janar 2023.
Hektor Sinanaj, gjyqtar: Po!
Gazetari: I keni parë ju, kontratat?
Hektor Sinanaj, gjyqtar: S’jam zëdhënësi i gjykatës, unë.
Gazetari: Tani, një informacion, edhe moralisht, por edhe pse keni një detyrë kaq të rëndësishme, ju duhet ta jepni, z.Sinanaj. Pse keni marrë një vendim të tillë, duke sekuestruar dy dyqane, që nuk janë të sajat? Keni marrë parasysh, që ka kontratë shitblerje dhe u takojnë personave të tjerë?
Hektor Sinanaj, gjyqtar: Këto janë presione, që i bëni gjykatës dhe janë të dënueshme.
Gazetari: Pse? Jo, unë po kërkoj informacion. Po kërkoj një informacion!
Hektor Sinanaj, gjyqtar: Mësoni njëherë, para se…
Gazetari: Unë kërkoj informacion. Detyra ime është, të kërkoj informacion. Se çfarë thoni ju pastaj…
Hektor Sinanaj, gjyqtar: Po bëni gabime. Po penalizoni veten tuaj.Këto quhen presione. Gjykatësi nuk flet! Flet vetëm me vendim!
Gazetari: Zotëri, unë shikoj vendimin tuaj. Nuk kam ardhur personalisht. Unë jam gazetar i emisionit “Stop”. Pyetja ime është: A e keni marrë parasysh, se të kujt janë këta dy dyqane?
Hektor Sinanaj, gjyqtar: Mësoni normat!
Gazetari: I keni marrë parasysh dhe nëse nuk i keni marrë parasysh, atëherë pse keni marrë këtë vendim?
Hektor Sinanaj, gjyqtar: Ik tani, se kam gjyq!
Gazetari: Zonja ju ka sjellë dy vërtetime…
Hektor Sinanaj, gjyqtar: Ik, se do mbani përgjegjësi!
Gazetari: Po çfarë përgjegjësie? E drejta e informimit më lejon…
Hektor Sinanaj, gjyqtar: Ik te zëdhënësi i gjykatës!
Gazetari: Zotëri, të lutem! Tonin, mos e ngri me ne, sepse emisioni “Stop” kërkon një informacion, të lutem!
Hektor Sinanaj, gjyqtar: Kam respekt për emisionin.
Gazetari: Edhe ne kemi respekt për figurën e gjyqtarit.
Hektor Sinanaj, gjyqtar: Juve, që nuk keni kulturë juridike…
Gazetari: Unë kam kulturë të pyes. Unë po bëj profesionin e gazetarit dhe kërkoj informacion. Kjo është detyra ime. Se çfarë thoni ju pastaj, është e drejta juaj.
Hektor Sinanaj, gjyqtar: Po i bëni presion gjykatës.
Gazetari: Zotëri, keni marrrë një vendim dhe unë pretendoj, që ju nuk keni parë…
Hektor Sinanaj, gjyqtar: Kanë avokatë ata…
Gazetari: Po, patjetër! Po m’u përgjigj, të lutem! Zoti Sinanaj! Zoti Sinanaj, të lutem!
Sporteli: Të lutem, të lutem! Jemi miq e shokë.
Gazetari: Tani, miq e shokë jemi dhe unë po bëj detyrën time, kështu që…gjithsesi, kjo ishte edhe përgjigja e gjyqtarit, z.Hektor Sinanaj, lidhur me këtë proces, të nderuar miq.
Korrik me temperatura të larta, por pa kondicionerë në autobusë. Shoferi: Që në dimër nuk punojnë
Në pikun e verës me temperatura super të nxehta, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka bërë një vëzhgim në autobusët urbanë të kryeqytetit. Mjetet lëvizëse për banorët e kryeqytetit janë pa kushte. Në shumicën e rasteve, kondicionerët nuk punojnë dhe qytetarët ankohen për mungesë ajri e vapë.
Më poshtë sjellim disa nga vëzhgimet e bëra nga kamera investiguese e “Stop”:
RASTI 1:
Qytetarja: A punojnë këto kondicionerët?
Fatorino: Janë të prishur për Zotin.
Qytetarja: Hë?
Fatorino: Janë të prishur .
Qytetarja: E sa kohë kanë kshu?
Fatorino: As s’po vijnë t’i regullojnë pa mirë, se janë prishur. S’vijnë t’i rregullojnë.
Qytetarja: Plase vape me këtë hë? Shumë vapë këtu brenda. Pse s’e keni bërë si problem, se është shumë vapë?
Shoferi: Po s’e ngremë neve hë? Po kush na pyet neve? Ai (Pronari) thotë “po deshe” dhe fatorinua tërë ditën shih.
Qytetarja: Po atë po më thoshte.
Shoferi: Hë, ai thotë “po deshe”.
Qytetarja: Sa kohë kanë, që i kanë lënë kështu?
Shoferi: Nga dimri.
RASTI 2:
Qytetarja: Është shumë vapë.
Fatorino: Urdhëro!
Qytetarja: Sa vapë qenka!
Fatorino: Janë dritaret hapur.
Qytetarja: Punojnë kondicionerat? Sa kohë ka, që s’punojnë aman?
Fatorino: Gjithë këto kohë. Tani unë s’mbaj kohën çdo dritare e ke të hapur, atje prandaj.
Qytetarja: Dritaren e shof unë. po pyeta për kondicionerin.
Fatorino: Po s’ka kondicioner … (nuk dëgjohet) nuk di ç’të them.
RASTI 3
Qytetarja: Edhe pse punokan, (kondicionerët) qenka vapë.
Shoferi: Ngaqë ka njerëz, ndihet shumë. Rri aty para!
Qytetarja: Po shumë vapë, mo burrë!
Shoferi: Ça të bësh?!
Qytetarja: Po pse s’e bëni problem?
Shoferi: Po të kemi bashkinë, që e shet, kjo i bllokon të tërë këta. Kështu që…,ne vimë e marrim ditën e punës edhe… vetëm me lekë, punë jemi ne.
Qytetarja: Po pra po, do punosh 8-të orë.
Shoferi: Po ja, hapim këtu, hapim kështu.
Qytetarja: Po njerëzit e shkretë?
Shoferi: Keq më vjen, po … (qeshin)
Pasagjeri: Lëri xhamat hapur!
Shoferi: Hë?
Shoferi: Ky është i mirë, se ka xhamat hapur, por të hipësh në ca të tjerë, që të bën kokën tym…
Pasagjeri: Nuk shikohen më njerëzit! (nuk kuptohet)
Shoferi: Unë jam tip, që nuk para flas, shikoj… Ça të them unë.. ça.. ja urdhëro fol ti…!
/tvklan.al