Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.
Incidente e zhveshje në skenën e çmimeve Oscar
Ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar u shoqërua edhe me disa incidente e momente të diskutueshme. Aktorja Liza Koshy është penguar nga takat e fustani i gjatë, duke u rrëzuar në tapetin e kuq. Ndërsa aktori John Cena i habiti të gjithë, ndërsa u shfaq nudo në skenën e ndarjes së çmimeve, duke dhënë pikërisht çmimin për kostumin më të mirë.
“Ta pështyj në surrat, t’ia q* ro*t!” 12-vjeçari drogohet me hashash dhe metadon, ikën nga shtëpia
Nëna e një 12-vjeçari është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” për të treguar, se djali i saj 12-vjeçar prej 3-4 muajsh largohet nga banesa.
I mituri ka braktisur shkollën dhe është bërë përdorues i lëndëve narkotike. E ëma thotë, se ai edhe vjedh në shtëpi për të siguruar substancat narkotike.
Ajo me të vëllain kanë konstatuar një grua që u shet mall të miturve.
“Fëmija më largohet nga banesa. Kam pyetur në qendër sepse në qendër më rri fëmija. Më kanë thënë se i kam bërë dhe vetë analizat që është konsumator i lëndëve narkotike. Ia japin më të rriturit sepse ai është i mitur. Sipas atyre që i kam bërë ka përdorur hashashin, metadonin. Ai është fëmijë dhe dikush nga më të rriturit ia jep. Ka shitur telefona, ka bërë në terren, që policia e di shumë mirë, ka bërë vjedhje. Unë nuk i njoh tamam personat që t’i identifikoj. Vetëm një grua, ajo nuk e pranon, por unë me atë e kam kapur djalin që e konsumon”, tha e ëma.
Në shkollën 9-vjeçare “Hasan Prishtina, ku duhet të studionte i mituri, drejtoresha Lindita Tufa dhe psikologia Albina Vocaj thonë, se situata për nxënësin në fjalë është jashtë kontrollit dhe nuk ato nuk kanë një zgjidhje.
“Në të vërtetë është shumë i vështirë menaxhimi sa i përket nxënësit në fjalë”, tha drejtoresha.
“Është e nevojshme një fazë rehabilitetimi apo ai edhe të detoksifikohet, por është një fushë që i takon pjesës mjekësore, specialistëve atje. Unë e mendoj si një rast të vështirë dhe që ende nuk është gjetur një zgjidhje për të”, tha psikologia.
Mamaja e 12-vjeçarit është përballur edhe me Lirën, siç quhet gruaja, që i shet të miturve drogë, por nuk ka marrë dot zgjidhje.
Prindi: Kur erdha unë, që ju pashë juve, çfarë po i jepte ajo gruaja X?
Fëmija dëshmitar: Drogë!
Prindi: Si e ka emrin ajo?
Fëmija dëshmitar: Lira!
Daja i fëmijës: Çfarë lloj droge pi?
Fëmija dëshmitar: Kokainë, bidon!
Prindi: Ti e pi?
Fëmija dëshmitar: Jo!
Prindi: Asnjëherë nuk e ke provuar?
Fëmija dëshmitar: Për ta provuar e kam provuar njëherë me X, që ia mori ajo..
Prindi: Ia mori ajo dhe ia dha X.
Fëmija dëshmitar: I thosha ore leje, leje, leje!
Prindi: E pivi X?
Fëmija dëshmitar: E pivi me, X vdes për drogë.
Prindi: Siç e gjeta unë poshtë te garazhi eee, me shishe?
Daja: Pse e kape me shishe ti me atë?
Fëmija dëshmitar: Po me e kapi duke pi bidon!
Momenti kur zonja është përballur me Lirën.
Prindi: Do përfundosh në burg!
E dyshuara: Shko me, më lër rehat ti!
Prindi: Mizerje, Ec ti, ec! Mizerje, që drogon fëmijët!
Me Komisariatin numër 4, punonjësen e mbrojtjes së fëmijëve njësia 3 dhe nënën e fëmijës, është bërë e mundur gjetja e 12-vjeçarit bashkë me shokun e tij.
Gazetarja: Ku rrini ju?
Shoku: Ne dalim.
Gazetarja: Në ca vendi?
Shoku: Unë iki ditën në shpi, ai s’ikën fare.
Gazetarja: Sa vjeç je ti?
Shoku: 12!
Gazetarja: A shkon në shkollë?
Shoku: Jo!
Gazetarja: Pse?
Shoku: Nuk shkoj!
Gazetarja: Po prindërit i ke?
Shoku: Jo, më janë nda!
Punonjësja e Mbrojtjes së Fëmijëve: Ku ke qenë ti gjithë këto ditë? Pse nuk e njofton mamin? Pse ikën nga shtëpia?
X: A po pushon?
Punonjësja e Mbrojtjes së Fëmijëve: Jo nuk po pushoj, sepse të gjithë, që jemi mbledhur këtu, jemi për ty, të ndihmuar ty, a e di, që është e rrezikshme, që një fëmijë i moshës tënde të rrijë në rrugë?
X: Ta pështyj në surrat, t’ia… robt..!
Punonjësja e Mbrojtjes së Fëmijëve: Kjo është gjuhë e papërshtatshme.
X: Pështyva mos fol mo! Të q… robt!
Punonjësja e Mbrojtjes së Fëmijëve: Qetësohu! Qetësohu! Qetësohu!
X: Ta futa nanji!
Punonjësja e Mbrojtjes së Fëmijëve: Si je njohur me X?
Shoku: Më ka njoh një tjetër! Luçi.
Punonjësja e Mbrojtjes së Fëmijëve: Kush e kishte Luçin shok, ti apo X?
Shoku: E ka pas edhe ky edhe unë.
Punonjësja e Mbrojtjes së Fëmijëve: Mosha juaj, apo është më i rritur?
Shoku: Mosha jonë.
X: Lëjeni çunin e huaj, të iki, lejeni! Ky erdhi për me nejt në shpi me mu, ju më sollët këtu, ju q…!
U tentua komunikimi dhe akomodimi i tij në Qendrën “Nisma Arsis”, por 12-vjeçari e braktisi edhe atë. Pas rigjetjes, i mituri u dërgua në spitalin psikiatrik, për shkak edhe të çrregullimit të sjelljes, nga ku sërish u largua./tvklan.al
12-vjeçari braktis shtëpinë dhe merr drogë, ekspertët: Të rikthehen shkollat e riedukimit
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të hënë rastin e rëndë të një 12-vjeçari që largohet nga shtëpia dhe drogohet. Ai ka braktisur shtëpinë, shkollën si dhe qendrat e rehabilitimit duke u droguar rrugëve.
Punonjësja e Mbrojtjes së Fëmijëve në Njësinë Numër 3, Denisa Babasula, thotë, se janë bërë të gjitha përpjekjet për sistemimin e tij.
Por sipas Babasulës, asnjë institucion nuk është izolues dhe i mituri largohet.
“Fëmija na rezultoi që mund të ishte viktimë e mundshme trafikimi dhe është referuar në një “shelter” për të marrë shërbime. Duhet të theksojmë diçka. Në të gjitha institucionet e vendosjes së fëmijëve janë institucione të hapura, që fëmijët nuk mbahen të izoluar nga pjesa tjetër e shoqërisë. Edhe pse fëmija mund të shkojë në institucion, fëmija do të dalë jashtë institucioni për të frekuentuar shkollën. Do dalë jashtë për aktivitete të ndryshme dhe nga të gjitha dinamikat që rasti ka shfaqur deri më tani kemi parë që në çdo institucion që ne e kemi referuar rasti ka arritur të na largohet”, tha ajo.
Ekspertja e çështjeve sociale, Majlinda Keta shprehet, se në këto kushte, duhet të rikthehen shkollat e riedukimit ose të emërtohen ndryshe, por të jenë për këtë kategori fëmijësh.
“Ne duhet urgjentisht t’i kthehemi shkollave të riedukimit. Ne do t’i presim këto forma të pamundësisë për t’u menaxhuar. Një shkollë e riedukimit do të ishte një stacion drejt fundit, por unë jam më tepër që një shkollë tjetër, e shërbimit social, e drejtësisë morale dhe sociale e shtetit shqiptar mund të ofrohet për këta fëmijë. Moralisht atë prind të mos e bëjmë që të besojë deri në fund që ka dështuar me fëmijën e tij, por t’i japim forca për të riprindëruar në një mënyrë tjetër të asistuar nga shteti dhe mbi të gjitha që fëmijët t’i krijohen kushtet nën menaxhimin e institucioneve shtetërore, të cilat do të çonin mbase në një mundësi tjetër të fitimit të këtij fëmije për ta kthyer në moshën e detyrueshme të arsimit 9-vjeçar në bankat e shkollës”, tha Keta./tvklan.al